• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Infosoft Office sh.p.k, lider në tregun shqiptar në tregtimin e artikujve kancelarikë për zyra, shërbimeve të printimit etj, po kërkon një Menaxher Shitje me përvojë që të bëhet pjesë e ekipit tonë energjik dhe ambicioz.

Kërkojmë një profesionist që:

  • Ka përfunduar arsimin e lartë;
  • Ka të paktën 3 vite eksperiencë të suksesshme në menaxhim shitjesh dhe shitje në terren;
  • Ka aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikuese;
  • Është analitik dhe di të interpretojë performancën e shitjeve, objektivat dhe tendencat e tregut;
  • Ka njohuri të avancuara në MS Project, MS Office, PowerPoint etj.;
  • Ka aftësi të forta bashkëpunuese dhe di të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët;
  • Ka eksperiencë në përgatitjen e raporteve dhe propozimeve komerciale;
  • Është në posedim të Lejes së Drejtimit, kategoria B.


Përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikon dhe zhvillon klientë të rinj, duke ndërtuar mundësi të reja për rritje të shitjeve;
  • Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për produktet e kompanisë;
  • Analizon kërkesat e klientëve dhe përshtat zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre;
  • Përgatit dhe menaxhon raportet e shitjeve dhe aktivitetet periodike sipas kërkesave të eprorit;
  • Ka njohuri të detajuara mbi produktet dhe shërbimet e Infosoft Office;
  • Përgatit prezantime profesionale dhe propozime komerciale për klientët strategjikë.


Pse t’i bashkoheni Infosoft Office?

  • Jeni pjesë e një kompanie lider dhe me reputacion në treg;
  • Punoni në një ambient profesional, bashkëkohor dhe bashkëpunues;
  • Keni mundësi të zhvilloni karrierën tuaj në fushën e shitjeve dhe menaxhimit të biznesit;
  • Merrni mbështetje dhe trajnime të vazhdueshme për zhvillimin tuaj profesional.


Dërgo CV-në dhe letrën e motivimit në adresën: hr@infosoftoffice.al
Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
 


Apply
Back
Top