• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Restoranti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.

Në emër të një Restoranti Bistro me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin e Menaxher i Restorantit

Vendndodhja:
Tiranë, prane stadiumit Air Albania

Po kërkojmë një Menaxher Restoranti me përvojë dhe të motivuar, i cili do të mbikëqyrë operacionet ditore dhe të sigurojë një eksperiencë të lartë për klientet. Kandidati ideal duhet te jete një udhëheqës i fortë, me aftësi të shkëlqyera organizative, pasion për mikpritjen dhe aftësi për të menaxhuar stafin,.



Detyrat dhe pergjegjisite

  • Mbikëqyr operacionet ditore të restorantit, duke përfshirë menaxhimin e zonës së shërbimit dhe të kuzhinës.
  • Siguron shërbim të shume te mire ndaj klientëve dhe trajton kërkesat apo ankesat e tyre në mënyrë profesionale.
  • Mbikqyr stafin për të garantuar një ekip me performancë të lartë.
  • Monitoron shpenzimet e restorantit, përfshirë kostot e punës, ushqimit dhe pijeve, për të maksimizuar fitimet.
  • Zhvillon dhe zbaton strategji për të rritur shitjet dhe angazhimin e klientëve.
  • Menaxho inventarin: ruaj nivelet e stoqeve, bëj porosi dhe siguro menaxhimin e duhur të stokut.
  • Zbaton rregulloret e shëndetit, sigurisë dhe higjienës për të mbajtur një ambient të pastër dhe të sigurt.
  • Percakton oraret e punes dhe cakton detyrat për stafin.
  • Bashkëpunon me kuzhinierët dhe stafin e kuzhinës për të siguruar cilësi dhe konsistencë të ushqimit.
  • Menaxhon iniciativat e marketingut, promocionet dhe eventet speciale.
  • Menaxhon marrëdhëniet me publikun dhe aktivitetet PR për të përmirësuar imazhin e restorantit.



Kërkesat:

  • Përvojë e mëparshme si menaxher restoranti ose në një rol të ngjashëm udhëheqës.
  • Aftësi të forta udhëheqëse, komunikimi dhe zgjidhja e problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientëve dhe ndërveprimet ndërpersonale.
  • Aftësi për të menaxhuar buxhetet dhe kontrolluar kostot në mënyrë efektive.
  • Njohuri mbi rregulloret e sigurisë ushqimore dhe sanitare.
  • Disponueshmëri për të punuar me orare fleksibël, përfshirë mbrëmjet, fundjavët dhe festat.
  • Aftësi në përdorimin e softuerëve për menaxhimin e restoranteve (e preferuar, por jo e detyrueshme).



Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher i Restorantit »


Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.


JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top