Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Menaxher Projekti
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendim marrëse. Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë. Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës, aktet e kontrollit gjatë zbatimit, dorezimit të punimeve, lejes së shfrytëzimit dhe akt kolaudimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, në Inxhinieri Ndertimi
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0720
Afati i dorëzimit: 26/09/2020
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Pozicioni: Menaxher Projekti
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendim marrëse. Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë. Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës, aktet e kontrollit gjatë zbatimit, dorezimit të punimeve, lejes së shfrytëzimit dhe akt kolaudimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Pergatit dhe Menaxhon buxhetin e projektit;
- Menaxhon devijimet në projekt;
- Përgatit dhe Menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
- Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në këtë projekt;
- Koordinon punën me strukturat e Investitorit të këtij projekti;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Miraton Raportin e Përgjithshëm si dhe Cost Raportet mujore të projektit;
- Manaxhimi i strukturës tekniko administrative të projektit;
- Përpilon pjesës teknike të kontratave të sipermarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Përcakton e shtojcat e kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes se tyre me kontratën;
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat;
- Aprovon Penalitetet;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garanton zbatimin e procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit si dhe përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron, nëpërmjet Drejtuesit të Kantierit, që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron qe dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
- Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Orienton vartësit në procesin e punës si dhe jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
- Detyra të tjera që i ngarkohen;
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, në Inxhinieri Ndertimi
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 15 vjet në punimet e ndërtimit dhe jo me pak se 7 vjet experiencë në Manaxhim Projekti;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me goje dhe me shkrim, pergatitje raportesh etj
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh)
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0720
Afati i dorëzimit: 26/09/2020
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply