Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Produkteve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozita: Menaxher i Produkteve
Përgjegjësitë dhe detyrat:
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Të planifikojë, menaxhojë dhe të përmbush planin e shitjes për grupe të caktuara të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga kompania
- Të ketë njohuri të thella për produktet dhe shërbimet që ofrohen duke u trajnuar vazhdimisht dhe duke përcjellë zhvillimet në industri dhe në treg
- Të gjenerojë shanse të reja për shitje përmes aktiviteteve të hulumtimit të tregut dhe të marketingut
- Të përpilojë oferta për tenderë në mënyrë të pavarur apo në koordinim ekipor në kuadër të biznis planit të një departamenti në kuadër të kompanisë
- Të menaxhojë me projekte përkatëse në fazat e parashitjes dhe shitjes si dhe me fazat tjera sipas nevojës dhe në koordinim me bashkëpunëtorë
- Të njohë dhe të komunikojë shkëlqyeshëm me klientët e segmenteve përkatëse të tregut që janë cak i shitjes
- Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: TIK, elektronikë, matematikë, menaxhment
- Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi
- Njohuri të shkëlqyera për produktet dhe shërbimet që ofrohen
- Çertifikime valide dhe të njohura në industrinë e TIK-së
- Përvojë në punë të shitjes së produkteve të prodhuesve të njohur botëror, si: Microsoft, HP, Cisco, etj.
- Njohje e theksuar e ekonomisë së tregut dhe e marketingut si dhe e tregut lokal të TIK
- Aftësi të theksuara të komunikimit, prezantimit dhe negocimit në gjuhën shqipe dhe atë angleze
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje
- Aftësi që ti përshtatet dinamikës së punës si dhe kërkesave apo detyrave të ndryshme të punës
- Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
- Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm, trajnime dhe çertifikime të rregullta profesionale
- Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime të shpeshta.