• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Përgjithshëm

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience
Via Construction , është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm .
Ky pozicion mbart përgjegjësinë për drejtimin strategjik dhe operacional të kompanisë, me fokus në rritjen e qëndrueshme dhe përmirësimin e performancës së kompanisë.



Kë po kërkojmë:



Profili i kandidatit:

  • Diplomë e nivelit të parë ose të dytë në Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 7-10 vite përvojë pune, ku së paku 5 vite në pozicione drejtuese.
  • Njohuri në menaxhimin e projekteve dhe planifikimin financiar.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese, komunikimi dhe zgjidhje konfliktesh.
  • Aftësi për të punuar në mjedise dinamike dhe për të marrë vendime të shpejta.
  • Njohja e gjuhës angleze (B2) është e preferueshme.


Detyrat Kryesore:

  • Zhvillon dhe zbaton strategji afatgjata që mbështesin rritjen e qëndrueshme të kompanisë, duke identifikuar mundësi të reja investimi dhe partneriteti.
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të qëndrueshme me investitorët, klientët, furnitorët strategjikë dhe nënkontraktorët, duke siguruar bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
  • Koordinon dhe monitoron zbatimin e kontratave me nënkontraktorët dhe furnitorët, duke siguruar respektimin e standardeve teknike, afateve dhe detyrimeve ligjore të shoqërisë.
  • Harton planin vjetor të investimeve dhe të cash-flow-së, në bashkëpunim të ngushtë me departamentin financiar dhe teknik, në funksion të prioriteteve strategjike.
  • Menaxhon proceset e prokurimit teknik dhe të materialeve, duke garantuar optimizimin e kostove dhe ruajtjen e cilësisë së lartë në të gjitha fazat e projekteve.
  • Analizon dhe raporton rregullisht mbi treguesit kyç të performancës (KPI) për secilin projekt, si dhe për ecurinë strategjike dhe financiare të kompanisë.
  • Përfaqëson zyrtarisht kompaninë përballë institucioneve publike dhe autoriteteve shtetërore duke garantuar përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe administrative.


Përfitime:

  • Paketë pagese konkurruese.
  • Bonus mbi performancën e projekteve.
  • Mundësi për rritje të mëtejshme profesionale.


Procesi i përzgjedhjes:

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV ne nr e tel 355692027813 deri më datë 16 Maj 2025, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
 


WhatsApp
Back
Top