• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Kontabiliteti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Menaxher/e Kontabiliteti
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të mbështesë të sigurojë që bilanci analitik eshte në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare.
Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Kontrollon dhe nenshkruan te gjithe dokumentacionin e blerjeve, pagesave dhe arketimeve.
  • Perpilimi i tabelave per gjendjen e ambalazheve te rikthyeshme.
  • Korespondencat me zyren e taksave dhe organet e tjera shteterore.
  • Kontakte me zyrat e kontabilitetit te klienteve ne lidhje me problemet ne faturime.
  • Kontakte me zyrat e taksave e QKB.
  • Rregjistrimi ne kontabilitet i shpenzimeve per pagat dhe sigurimet shoqerore.
  • Rregjistrimi ne kontabilitet i amortizimeve.
  • Mbyllja, kontrolli dhe pregatitja e stampave per bilancin analitik.
  • Perpilimi i tabelave dhe raporteve ne lidhje me bilancet, tatimin dhe fitimin.
  • Pregatitja e dokumentacionit qe do te shoqeroj pasqyrat financiare.
  • Pregatitja e mbylljes dhe celjes se bilancit ne sistem dhe kontrolli i saktesise.
Kualifikimet:

  • Diplomë Universiteti në Kontabilitet / Financa.
  • Min 5 vite përvojë në kontabilitet.
  • Përvojë në menaxhimin e njerezve.
  • Përvojë me krijimin e pasqyrave financiare.
  • Përvojë me funksionet e librit te madh dhe proceset e mbylljes së fund të muajit / fund të vitit.
  • Përdorimin shume te mire te software të kontabilitetit dhe të aftësive administrative.
  • Aftësi shume te mira komunikuese.
  • Përvojë e duhur në auditim dhe perllogarritjen e kostos perben avantazh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
  • Aftësia për të përmbushur afatet kohore.
  • Saktësia dhe vëmendje në detaje
  • Aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.
  • Përvoje punë në ERP perben avantazh.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 15 Qershor 2024
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

Cel. : 0682019291
 


Apply WhatsApp
Back
Top