• Tirane, ofroj vend pune Mediator Kulturor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për punësim


FBSH-DN, “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë - Të Drejtat e Njeriut”, është një organizatë lokale jofitimprurëse që punon me fëmijë dhe familje me vështirësi social-ekonomike dhe operon kryesisht në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Qëllimi i Organizatës: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve, braktisjes shkollore dhe fenomenit të fëmijëve në situatë rruge.


FBSH-DN është partnere në projektin që Save the Children në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është duke implementuar ” Mbrojtja dhe integrimi i fëmijëve që punojnë dhe jetojnë në rrugë” në qytetin e Tiranës për një periudhë 2 vjecare mbështetur me fonde të Bashkimit Europian (2011,2012). Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të sigurojë një hapësire të sigurt dhe mbështetje të përshtatshme për fëmijët që jetojnë e punojnë në rrugë, duke respektuar plotësisht parimet e Konventës së OKB për të Drejtat e Fëmijës.
Qëndra për fëmijët që jetojnë e punojnë në rrugë ka filluar të zhvillojë aktivitetin e saj në shkurt 2009. Të gjitha aktivitetet dhe shërbimet që ofrohen në qendër dhe jashtë saj bëhen në bashkëpunim të ngushtë me familjet dhe të afërmit/kujdestarët e fëmijëve dhe me pjesëmarrjen e vetë fëmijëve.
Fëmijët që jetojnë e punojnë në rrugë identifikohen nëpërmjet grupit të terrenit,referohen dhe përfitojnë shërbime publike e jopublike që sigurojnë mbrojtjen dhe integrimin e tyre. Staf i kualifikuar në projekt ndihmon dhe mbështet fëmijët për të përfituar nga shërbimet të ndryshme publike si ato sociale, shëndetsore, regjistrimin pranë zyrave të gjendjes civile dhe arsimim.

Në kuadrin e këtij partneriteti FBSH-DN kërkon të punësojë dy Mediator Kulturor , që duhet të punojnë pranë Qendrës për Fëmijët qe jetojnë e punojnë në rrugë. Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë përvojë pune në organizata që punojnë me fëmijë dhe grupe në vështirësi.
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizuese, të jetë energjik, krijues, me iniciativë dhe të punojë në grup.
  • Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit.
  • Aftësi kompjuterike
Disa nga përgjegjësitë kryesore për mediatorin kulturor janë:

  • Kontaktim me fëmijët dhe ndermjetësimin me familjet e tyre
  • Shoqërim dhe referim të femijëve dhe familjeve të tyre në shërbimet publike dhe jopublike(shëndetësi, zyrat e gjendjes civile, shkolla etj)
  • Angazhim në aktivitete social- edukative që organizohen me fëmijët dhe komunitetin brenda dhe jashtë qendrës
  • Informim ndërmjetësim dhe monitorim të rasteve të identifikuara
Aplikuesit duhet të paraqesin brenda datës 23.02.2011, ora 16:00 një kopje të CV-së dhe një Letër Motivimi ku shpjegojnë arsyen pse janë të përshtatshëm për këtë vend pune, në adresën e email-it: [COLOR=#0000ff]fbsh_dn@yahoo.com[/COLOR] ose në adresën e organizatës:
Rr. “Niko Avrami”, nr 28, përballë Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”,
Kinostudio,Tiranë.
Tel: 042378192

Aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen pas datës 23.02.2011.





Tel. : 042378192
 


Apply
Back
Top