Tirane, ofroj vend pune me orar te plote | Freelancer | me projekt Agjent Shitje
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Freelancer | me projekt
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Ofrojmë punë: Agjent Shitjesh (Përfaqësues në Terren)
Vendndodhja: Tiranë (kryesisht në terren)Kompania: International Studies Academy (ISA)
Tipi i punës: Part-time | Freelancer | Me komision
Data e fillimit: Menjëhere.
Je komunikues/e, energjik/e dhe i/e motivuar për të ndikuar pozitivisht në jetën e të rinjve shqiptarë?
Bëhu pjesë e ekipit të ISA dhe ndihmo studentët shqiptarë të zbulojnë mundësi unike për zhvillim personal, profesional dhe kulturor brenda dhe jashtë vendit!
Përshkrimi i pozicionit
Po kërkojmë një Agjent Shitjesh / Përfaqësues në Terren, që do të përfaqësojë ISA-n në shkolla të mesme, universitete, takime të ndryshme, dhe evente edukative. Do të shpërndash informacion mbi programet tona, do të ndërveprosh me nxënës, prindër dhe arsimtare dhe do të ndërtosh marrëdhënie të reja.
Detyrat kryesore
- Vizita në shkolla të mesme, universitete dhe evente edukative
- Kriimi i marrëdhënieve me drejtues të institucioneve akademike, studentë dhe pedagogë
- Shpërndarje materialesh promovuese dhe prezantim i shërbimeve të ISA
- Identifikim i të interesuarve dhe orientimi i tyre drejt konsulencës me stafin tonë
- Promovim i webinareve dhe shërbimeve të paguara të ISA
- Raportim 2-javor mbi aktivitetet në terren
Kërkesat
- Personalitet energjik, i komunikueshëm dhe pozitiv
- Aftësi shumë të mira në komunikim, prezantim dhe negocim
- Lehtësi në ndërtimin e marrëdhënieve me të rinjtë dhe profesionistët e arsimit
- Nuk ndjen pasiguri në komunikim me të panjohur apo në paraqitje publike
- Preferohet të ketë kontakte të mëparshme me shkolla, universitete apo rrjete rinore
- I/e organizuar, i/e besueshëm/me dhe me iniciativë
- Preferohet të ketë mjet transporti ose lehtësi lëvizjeje
- Eksperienca në fushën e edukimit, programe rinore ose shitje përbën plus, por nuk është e domosdoshme
Çfarë ofrojmë
- Orar fleksibël
- Pagesë fixe mujore bazë
- Komision për çdo aplikim të suksesshëme
- Çmim promocional për sherbimet ISA
- Materiale promovuese dhe trajnim falas
- Letër rekomandimi, në varësi të performancës
- Mundësinë për të ndikuar pozitivisht në jetën e të rinjve
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj për këtë rol në:
ose aplikoni direkt ne Website-n tonë
Subjekti: Aplikim për Agjent Shitjesh – Emri Juaj
Apply WhatsApp