Tirane, ofroj vend pune Koordinatore Logjistike (F)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti, në emër të Klientit të saj në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve, kërkon një kandidat potencial për pozicionin Koordinatore Logjistike (F) për t'u bashkuar me një biznes dinamik e në zgjerim.
Përmbledhje e pozicionit: Për të pasur sukses në këtë rol, kanditati duhet të ketë njohuri në organizimin e transportit dhe logjistikës në mënyrën më efiçiente të mundeshme dhe ofrimit të shërbimeve në përputhje me kërkesat e klientit dhe objektivat e Kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Koordinon funksionet e dërgesave ditore.
- Ndjek porositë duke përdorur sisteme funksionale.
- Menaxhon inventarin, si dhe transportin dhe proceset e tjera logjistike;
- Zhvillon strategji për optimizimin e kostos;
- Sigurohet që cilësia, sasia, kënaqësia e klientit dhe detyrimet financiare janë përmbushur;
- Përgjegjës për komunikimin me klientët dhe transportuesit në lidhje me çdo ndryshim në porosi, oraret dhe dërgesat gjatë gjithë ditës se punës.
- Eshtë gjithmonë i azhornuar me teknologjinë dhe softuerin e dedikuar.
- Organizon oraret e punës, identifikon nevojat për personel dhe punon me burimet njerëzore të kompanisë për të ndjekur procesin e punësimit
- Mbështet ndjenjën e shërbimit ndaj klientit dhe mat kënaqësinë e klientit.
- Suporton departamentin e financës për detyra specifike të kërkuara nga ky departament
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
- Diplomë Bachelor, e preferueshme në Administrim Biznesi, Financë.
- 2+ vjet përvojë pune në logjistikë, operacione ose financë.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
- Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
- Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
- Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike.
- Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp