Tirane, ofroj vend pune Koordinator
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme,
shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake.
E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje,
me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.
Pozicioni: Koordinator i departamentit të produkteve të bardha dhe të vogla elektro-shtepiake (per grupin e terrenit)
Departamenti: Operacional
Raporton: Menaxheri Operacional
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Koordinatori i departamentit të produkteve të bardha dhe të vogla organizon punët ditore në departament, ndjek dhe kontrollon shërbimet në mënyrë sistematike.
Detyrat/Përgjegjësitë:
- Shpërndarja e punëve tek teknikët në menyrë eficiente dhe efektive
- Ndjekja e çdo urdheri pune deri në riparim/finalizim në Dispatch
- Përditësimi deri në mbyllje të urdhërave të punës në sistem për cdo riparim, montim, porosi.
- Menaxhimi I stockut të departamentit.
- Kryerja e porosive të pjeseve tek partneret.
- Menaxhimi I veglave të punës të departamentit
- Ndjekja e cdo rasti problematik me ankese/VIP
- Përmirësimi I eficiencës dhe efektivitetit të departamentit në tërësi
- Ndjekja e korespondencës me partneret për informacionet teknike të kerkuara
- Pergjegjës për vendosjen e kostos përfundimtare për cdo riparim.
- Kryerja e analizave dhe inventareve të stockut të cdo magazine/pjese të departamentit dhe ndjekja e cdo rasti problematik deri në finalizim
- Raportime të ndryshme tek menaxheri operacional.
Edukimi: Diplomë Baçelor
Eksperiencat e punes: Përvojë të ngjashme pune, e preferueshme minimalisht 3 vjet eksperiencë pune
Kualifikime dhe aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të jetë sistematik në ndjekjen e detyrave konform procedurave të shoqerisë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës office.
- Të ketë aftësi të mira koordinimi, planifikimi dhe monitorimi.
- Të ketë aftësi për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore.
- Të ketë eksperience në menaxhim stafi në varësi të tij.
- Njohuri të paketës NAV.
- Eksperienca të ngjashme pune lidhur me këtë pozicion.
Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al
Afati i dorëzimit: 14 Shkurt 2020!
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
Apply