• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Mekanik.

Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:


  • Ndjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar,
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve mekanik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt,
  • Përgatit ose kordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase,
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total,
  • Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes,
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore,
  • Aprovon përdorimin e materialeve që implementohen në kantier,
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit,
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore,
  • Harton dhe mbikqyr mirëmbajtjen periodike të sistemit instalimeve mekanike gjatë fazës së shfrytezimit,
  • Përpilon dhe kordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve mekanike,
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet mekanike,
  • Përgatit dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur,
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
KERKESAT:
  • InxhinerMekanik me 5 - 7 vjet eksperiencë, eksperiencë në HVAC, sisteme elektrike,ventilim, teknikat e ftohjes etj..
  • Aftësinë koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjesetj..
  • Aftësiprojektimi,
  • Aftësishumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale,
  • Tëketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin eprojektit,
  • Eksperiencënë CAD dhe MS është një avantazh, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhespecifikimet,
  • Njohurinë përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro-mekanike.

TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE: burime.njerezore@manetci.al



Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.



Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 25 Qershor 2014.


 


Apply
Back
Top