Tirane, ofroj vend pune Inxhinier HS & E dhe i Kontrollit te Cilesise
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier HS & E dhe i Kontrollit te Cilesise. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.
PËRGJEGJËSITË:
KËRKESAT:
TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:
burime.njerezore@manetci.al
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Prill 2015.
PËRGJEGJËSITË:
- Të përditesoj politikën e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe të monitoroj implementimin e politikës së shëndetit dhe sig-urisë,
- Të kryej trajnimin e stafit të kantierit lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë,
- Të bashkërendojë me drejtuesit e kantierit për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikqyret prej tyre dhe të kryej inspektime ditore për të identifikuar rreziqet potenciale,
- Të inspektoj dhe të përgatis raportet për zbatimin e procedurave në kantiere,
- Të vendos dhe të implementojë një sistem për të raportuar aksidentet në kantier,
- Të kontrolloj përshtatshmërinë e kushteve të kantierit me Ligjin e sigurisë në punë,
- Të ofroj trajnime mujore për të gjithë kontraktorët dhe të mbledh dhe ruaj dokumentacionin lidhur me trajnimin mujor të gjithë punonjësve,
- Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier,
- Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm,
- Ndjekjen e procesit që kryhet nga inxhinieri i caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të liçensuar nga DPSH. Të sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave,
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materilalet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë,
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në proçese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve,
- Hartimin e recepturave për betonet e veçanta dhe të llaçeve,
- Hartimin e proçes-verbalëve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët,
- Plotësimin e dokumentacionin përkatës të cilësisë çdo objekt,
- Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantierët e ndërtimit të kompanisë “Mane TCI”,
- Mbikqyr zërat e punës për të siguruar standarte cilësie krahasuar me specifikimet teknike,
- Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e cështjeve të cilësisë,
- Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë,
- Detyra të tjera që i ngarkohen.
KËRKESAT:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi,
- Preferohen kualifikime specifike për pozicionin,
- Eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin,
- Vendim-marrës dhe me personalitet të fortë,
- Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje,
- Aftësi të mira komunikative dhe ndërpersonale,
- Njohje shumë e mirë e standarteve të sigurisë dhe shëndetit në punë,
- Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike.
TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:
burime.njerezore@manetci.al
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Prill 2015.
Apply