Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik Projektimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience

Mundësi punësimi - Inxhinier Elektrik Projektimi
VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë..
Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Inxhinieri Elektrik Projektimi.
Detyrat e pozicionit të punës:
- Përgatit projektin paraprak i cili i dërgohet klientit (Ofertë Ekonomike, Analizë Financiare, Planvendosje, Plan Teknik);
- Suporton Agjentët e Shitjes në takime me klientët dhe pë matje kur është e nevojshme;
- Përgatit projektin e zbatimit për projektet të cilat firmoset kontrata (Planvendosje, Plan Teknik, Plan Strukture, Lidhja e Paneleve FV, Skema Elektrike, Skema 1-Polare);
- Përgatit dokumentacionin per shtesë fuqie (kur është e nevojshme);
- Përgatit dokumentacionin për aplikim tek OSSH sipas formateve të përcaktuara;
- Përgatit dokumentacionin per aplikim pranë bashkisë përkatese sipas formateve të përcaktuara;
- Koordinohet me magazinen në lidhje me produktet që janë në gjendje dhe ato që duhen per projekt;
- Mban kontakt të vazhdueshëm me inxhinierët e zbatimit lidhur mbi ecurinë e projektit dhe suporton në menaxhimin e projektit;
- Përgatit projektin përfundimtar AS-Built (Analizë Prodhimi, Planvendosje, Plan Teknik, Plan Strukture, Lidhja e Paneleve FV, Skema Elektrike, Skema 1-Polare, Plani i Tokezimit);
- Përgatit procesverbalin e marrjes në dorezim të punimeve;
- Mban kontakt me inxhinierët e shitjes së matëseve me dy drejtime dhe bën porositë e tyre;
- Mban kontakt me klientët për plotësimin e dokumentacioneve si për aplikimin në OSSH, bashki dhe për shtesën e fuqisë;
- Kontakton dhe sqaron klientët lidhur me implementimin e impiantit fotovoltaik;
- Ruan informacionin e projektit ne dosjen fizike dhe ne Softet e përdorura nga kompania;
- Diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike ose në degë të Fakultetit Elektrik;
- Minimumi 3-5 vjet përvojë në industrinë e energjisë diellore ose një rol të ngjashëm inxhinierik;
- Njohuri të forta të sistemeve elektrike, duke përfshirë instalimet elektrike, inverterave dhe lidhjet në rrjet;
- Njohuri në përdorimin e AutoCad;
- Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të forta komunikim;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Inxhinier Elektrik Projektimi.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Apply