• Tirane, ofroj vend pune gazetar për Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhëniet me Publikun.

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
10 Qender - Posta | Lidhja Shkrimtareve
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari | Komunikacion
  2. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND VAKANT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT ) kërkon gazetar për Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhëniet me Publikun.

Kandidatët duhet të jenë:
  • Të informuar për çështjet aktuale të sipërmarrjes në Shqipëri dhe më gjerë;
  • Të aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore dhe në ekip me stafin e DHTI-Tiranë;
  • Të vetëmotivuar dhe të apasionuar për gazetari të pavarur dhe të cilësisë së lartë;
  • Shumë profesional dhe të kenë një komunikim gjatë gjithë kohës kur përfaqësojnë DHTI-Tiranë;
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
  • Diplomë Bachelor apo Master në një nga degët e Gazetarisë, Komunikimit Masiv, Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Juridikut
    (apo fusha të tjera të ngjashme dhe relevante);
  • Përvojë në gazetari mbi 3 vjet ose përvojë me forma të tjera të shkrimeve të publikuara;
  • Përdorim eficent të të gjitha rrjeteve sociale që disponon DHTI-Tiranë;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze në nivel komunikimi verbal dhe elektronik (zotërimi i gjuhëve të tjera përbën përparësi).
Kandidatët që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura, janë të lutur të dërgojnë në adresën e e-mailit: sekretaria@cci.al, me subjekt “Aplikim për Gazetare”, këto dokumente:
  • CV
  • Dy shembuj të shkrimit/punës suaj
  • Një letër të shkurtër motivimi, duke shpjeguar pse ju mendoni që jeni të përshtatshëm për këtë rol
  • Dy rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënësi apo mbikëqyrësi juaj së bashku me kontaktet e tyre).
Data e fundit për aplikim është 26 Shtator 2024

Për sqarime të mëtejshme, kontaktoni:
- Tel: +355 45800932;
- Email: sekretaria@cci.al
- Adresa: Rruga e Kavajës, Nd2/2, 1001 Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top