Tirane, ofroj vend pune Financiere
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM
Ne ndihme te klienteve te BALFIN Group eshte strukturuar kompania Elektro-Servis qe ofron sherbimin me cilesor ne riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektroshtepiake. Qe prej 13-vjtesh tashme nje staf i plote profesionistesh dhe i dedikuar ne çdo ore te dites vjen ne sherbim shume te shpejte klienteve kudo ku ndodhen. Rregullimi i pajisjeve elektroshtepiake ofrohet si ne ambientet e kompanise ashtu edhe ne ambientet e banimit te klienteve.
Permbledhja e pozicionit:
Financieri eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te detyrave te tij/saj ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.
Detyrat/Pergjegjesite:
• Kontroll e administrim te vlerave monetare;
• Kontroll te sistemit per tu siguruar perditesimin e transaksioneve ne kohen e duhur;
• Mbikqyrja e detyrimeve te kompanise dhe afatet e likuidimeve;
• Pergatitja e raporteve te ndryshme;
• Rregjistron te ardhurat dhe shpenzimet e kompanise;
• Rregjistrim ne sistem te rezultateve nga inventaret e kryer;
Edukimi/ Pervoja profesionale:
• Te kete perfunduar studimet ne fakultetin Ekonomik (preferohet ne profilin Finance dhe Kontabilitet);
• Te kete 1-3 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme;
• Te kete njohuri mbi legjislacionin fiskal;
• Te kete njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5;
• Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze;
Procedura e Aplikimit:
Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al,ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 002 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te thirren per interviste!
Apply WhatsApp