• Tirane, ofroj vend pune Financiere

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Zyrë Kontabiliteti AMSH ofron mundësi punësimi ne pozicionin Financiere!



Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatit Pasqyrat Financiare periodike sipas nevojave të klientit dhe ato vjetore sipas legjislacionit fiskal & kontabël;
  • Deklarimet në sistemin tatimor online;
  • Regjistron të gjitha transaksioet e aktivitetit (Blerjet, shitjet , arkat, bankat, listepagesa, veprimet e ndryshme rregulluese etj);
  • Mirëmban llogarinë e klientit në e-filing dhe në self-care;
  • Rakordim të pagesave;
  • Rakordim i palëve të treta;
  • Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
  • Ndjek të gjitha detyrat e mirëmbajtjes së mardhënies se shoqërisë me organet tatimore dhe instancat e tjera;
  • Përgjegjëse për mbajten e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor;
  • Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
  • Çdo detyrë tjetër që i përshtatet pozicionit të punës;


Kërkesat dhe Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë;
  • Të ketë eksperiencë minimum 3 vite;
  • Eksperienca në zyrë kontabiliteti përbën avantazh;
  • Të jenë perdorues të mirë të programit Financa 5 dhe programeve të paketës Ms Office (vecanerisht Excel-i) ;
  • Të jetë i/e aftë të punojë e pavarur si dhe ne grup;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Të ruajë konfidencialitetin;


Për aplikime mund të dërgoni CV-në në email-in humanresources@amsh.io, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni.

Cel. : +355 69 701 1125
 


Apply WhatsApp
Back
Top