Tirane, ofroj vend pune Finance Specialist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.
Pozicioni: Specialist Finance
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Puna e Financierit konsiston në ndjekjen dhe kryerjen e pagesave në kohë reale, në regjistrimin në kohë të të dhënave financiare në librat kontabël, në përpunimin e këtyre të dhënave dhe përgatitjen e situacioneve/raporteve ekonomike të cilat i shërbejnë manaxhimit për ndjekjen dhe marrjen e vendimeve në lidhje me mbarëvajtjen e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimit: Të zotërojë diplomë universiteti në Degët Finance/Kontabilitet;
Kërkesa për pozicionin:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr.balfinrealestate@balfinrealestate.al me subjekt BRE_1920
Afati i dorëzimit: 30/10/2020
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Rregjistrimi i veprimeve financiare në programin NAV;
- Rakordim furnitoresh, kryerja e pagesave brenda afateve dhe termave të kontratës si dhe mbajtja e kontakteve me furnitorët për pagesat e kryera;
- Kryerja e pagesave online, dërgimi i transfertave në bankë si dhe plotësimi i të gjithë dokumentacionit shoqërues;
- Mbulon mbledhjen e xhirove ditore dhe rakordon me përgjegjesit e pikave të shitjes;
- Raportimi i arkëtimeve ditore për secilën qendër kostoje;
- Rregjistrimi i transaksioneve bankare në sistemin kontabel jo më vone se 2 ditë kalendarike nga data e veprimit;
- Përgatitja dhe dërgimi i raporteve javore të klientëve dhe furnitorëve;
- Regjistrimet e arkës qëndrore të kompanisë dhe plotësimi i dosjes me dokumentacionin përkatës;
- Raporti javor mbi ditaret e arkës dhe bankës së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe kujdesja që të mos mungojnë dokumentat e nevojshëm;
- Përgatitja e raportit “Cash Report Javor” konform standartit të Grupit Balfin;
- Përgatitja e raporteve mujore të Cash Flow-t;
- Rakordimi mujor me palët e lidhura;
- Ndjekja dhe mbyllja e konfirmimeve të balancave vjetore;
- Mbulimi i detyrave, funksioneve, si dhe realizimi i çdo detyre tjetër ngarkuar nga Drejtori i Financës ose Supervizori ;
- Detyra të tjera që i caktohen;
Edukimit: Të zotërojë diplomë universiteti në Degët Finance/Kontabilitet;
Kërkesa për pozicionin:
- Të paktën 5 vite eksperiencë në këtë fushë;
- Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervision;
- Të ketë iniciative, komunikues, të punojë mirë në grup;
- I orientuar për të ndjekur problemet duke i cuar drejt zgjidhjes përfundimtare;
- Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
- Përdorues shumë i mirë i paketës office;
- Njohuri të avancuara të Excel;
- Preferohet të ketë njohuri mbi platformat online banking;
- E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
- Eksperiencë e mëparshme pune në kompani shërbimi/investimi/Real Estate është favorizuese;

Apply