• Tirane, ofroj vend pune Farmacist/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:

Farmacist/e

Qëllimi i Pozicionit:


Farmacisti/ja është përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientëve, këshillimin mbi përdorimin e produkteve farmaceutike dhe garantimin e respektimit të standardeve dhe procedurave të farmacisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Shërben klientët me korrektësi dhe profesionalizëm.
  • Jep informacion dhe këshillim mbi përdorimin e barnave dhe produkteve farmaceutike.
  • Kontrollon recetat dhe siguron shpërndarjen e saktë të medikamenteve.
  • Monitoron datat e skadencës dhe sistemimin e produkteve në farmaci.
  • Mban dokumentacionin dhe regjistrimet sipas procedurave në fuqi.
  • Siguron respektimin e standardeve të higjienës dhe ruajtjes së barnave.
  • Bashkëpunon me ekipin për garantimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit.
  • Raporton problematikat dhe nevojat operative tek përgjegjësi përkatës.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Diplomë universitare në Farmaci.
  • Licencë ushtrimi profesioni aktive.
  • Eksperienca e mëparshme në farmaci përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike.
Çfarë ofron Megatek
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
  • Trajnime dhe mundësi rritjeje në karrierë.
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefite për punonjësit.
  • Pagesë konkurruese.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email: humanresources@megateksa.com

📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top