Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste Faturuese
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Ekonomiste Faturuese.
Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është përpilimi i Faturave të Shitjes në sistemet informatike
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontrollon në sistem dhe përpilon faturat tatimore të shitjes dhe ato të kthimeve.
- Koordinon me arkëtaren për likujdimin e faturave të lëshuara.
- Koordinon me departamentet përkatëse për lëshimin e faturave dhe daljen e produkteve.
- Mban database për faturat e lëshuara dhe për kthimet, si dhe krijon raporte mujore për to.
- Raporton me shkrim tek Drejtori i Financës, për çdo problem të lindur gjatë punës.
- Mban gjithmonë një sjellje të mirë dhe profesionale me klientët, duke u munduar që klienti të largohet shpejt dhe i kënaqur nga shërbimi.
- Ndihmon departamentin e Financës për çdo detyrë tjetër që mund ti ngarkohet në rast nevoje.
Kualifikimet e kërkuara:
- Edukimi: Master ne Finance-Kontabilitet
- Minimumi 2 vite eksperincë pune në pozicione shitje dhe faturimi
- Njohuri të mira të aplikimeve të Microsoft Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punojë në ekip
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp