Tirane, ofroj vend pune Drejtues Finance
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Kontabilitet | Audit
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Eksperienca
- vetem me eksperience
S&D Invest sh.a është kompani me shumë vite eksperiencë në treg dhe e njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në S&D Invest Sh.a secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një Drejtor Finance, i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikime dhe Eksperiencë e Kërkuar:
Çfarë ofrojmë:
Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në hr@sdinvest.al
S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një Drejtor Finance, i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
- Realizon perpunimin e informacionit të marrë në kontabilitet dhe programet e detyruara fiskale.
- Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
- Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
- Planifikimi, implementimi dhe drejtimi i strategjive financiare të kompanisë, përfshirë: planifikimin afatgjatë, buxhetimin, parashikimet financiare dhe analizat e riskut.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me investitorët, institucionet financiare dhe partnerët strategjikë.
- Përmirësimi i performancës financiare përmes optimizimit të procesit të raportimit, menaxhimit të likuiditetit dhe analizës së kthimit mbi investim.
- Drejtimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit, duke garantuar përputhje me standardet ligjore dhe profesionale.
- Këshillimi i Drejtorit Ekzekutiv dhe bordit drejtues mbi vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin financiar të kompanisë.
- Mbikëqyrja e përgatitjes së pasqyrave financiare dhe të dokumentacionit përkatës në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Sigurimi i përgatitjes së pagave, deklaratave tatimore dhe kontributeve shoqërore përmes sistemeve elektronike përkatëse.
- Kontrolli dhe mirëmbajtja e dokumentacionit financiar, përfshirë llogaritë bankare, arkën, TVSH-në dhe kontratat me palët e treta.
- Sigurimi i regjistrimit të saktë dhe në kohë të të gjitha të dhënave financiare në programet përkatëse.
- Ndjekja dhe rakordimi i kostove me furnitorët dhe bashkëpunëtorët.
- Garantimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe politike të brendshme financiare.
Kualifikime dhe Eksperiencë e Kërkuar:
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet apo një fushë të ngjashme (Master është avantazh).
- Minimumi 5 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm drejtues në fushën financiare.
- Njohuri të avancuara të standardeve të kontabilitetit dhe të legjislacionit tatimor në fuqi.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe komunikuese.
- Eksperiencë në përdorimin e sistemeve elektronike të deklarimit dhe programeve financiare.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të forta në organizim, planifikim dhe menaxhim të burimeve.
- Përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet një avantazh.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.
- Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.
- Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.

Apply