• Tirane, ofroj vend pune Drejtues Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Kontabilitet | Audit
  3. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
S&D Invest sh.a është kompani me shumë vite eksperiencë në treg dhe e njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në S&D Invest Sh.a secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një Drejtor Finance, i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
  • Realizon perpunimin e informacionit të marrë në kontabilitet dhe programet e detyruara fiskale.
  • Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
  • Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
  • Planifikimi, implementimi dhe drejtimi i strategjive financiare të kompanisë, përfshirë: planifikimin afatgjatë, buxhetimin, parashikimet financiare dhe analizat e riskut.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me investitorët, institucionet financiare dhe partnerët strategjikë.
  • Përmirësimi i performancës financiare përmes optimizimit të procesit të raportimit, menaxhimit të likuiditetit dhe analizës së kthimit mbi investim.
  • Drejtimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit, duke garantuar përputhje me standardet ligjore dhe profesionale.
  • Këshillimi i Drejtorit Ekzekutiv dhe bordit drejtues mbi vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin financiar të kompanisë.
  • Mbikëqyrja e përgatitjes së pasqyrave financiare dhe të dokumentacionit përkatës në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
  • Sigurimi i përgatitjes së pagave, deklaratave tatimore dhe kontributeve shoqërore përmes sistemeve elektronike përkatëse.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e dokumentacionit financiar, përfshirë llogaritë bankare, arkën, TVSH-në dhe kontratat me palët e treta.
  • Sigurimi i regjistrimit të saktë dhe në kohë të të gjitha të dhënave financiare në programet përkatëse.
  • Ndjekja dhe rakordimi i kostove me furnitorët dhe bashkëpunëtorët.
  • Garantimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe politike të brendshme financiare.


Kualifikime dhe Eksperiencë e Kërkuar:
  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet apo një fushë të ngjashme (Master është avantazh).
  • Minimumi 5 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm drejtues në fushën financiare.
  • Njohuri të avancuara të standardeve të kontabilitetit dhe të legjislacionit tatimor në fuqi.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe komunikuese.
  • Eksperiencë në përdorimin e sistemeve elektronike të deklarimit dhe programeve financiare.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të forta në organizim, planifikim dhe menaxhim të burimeve.
  • Përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet një avantazh.


Çfarë ofrojmë:
  • Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.
  • Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.
  • Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a

📩 Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në hr@sdinvest.al
 


Apply
Back
Top