• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Drejtor Shitjesh



Qëllimi i Pozicionit:

Drejtori i Shitjesh është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së shitjeve për produktet e brendeve ndërkombëtare në industrinë e gomave. Ai/ajo do të udhëheqë ekipin e shitjes, do të ndërtojë marrëdhënie të forta me klientët dhe do të sigurojë rritje të vazhdueshme të volumit dhe të të ardhurave, duke ruajtur imazhin e kompanisë dhe të markave që përfaqëson.



Departamenti: Shitje
Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv / CEO
Sektori: Produkte të brendeve ndërkombëtare (aksesorë automobilistikë)



Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Zhvillimi i strategjive të shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë dhe me pozicionimin e brendeve në treg.
  • Menaxhimi dhe motivimi i ekipit të shitjes për të arritur objektivat mujore dhe vjetore.
  • Zgjerimi i rrjetit të klientëve (distributorë, pika shitjeje, servise, etj.) në të gjithë territorin e mbuluar.
  • Monitorimi i konkurrencës dhe analizimi i trendeve të tregut për të identifikuar mundësi të reja.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe ndjekja e politikave të markave që përfaqësohen.
  • Hartimi i planit të shitjes dhe monitorimi i performancës përmes KPI-ve.
  • Zbatimi i politikave të çmimeve, zbritjeve dhe promovimeve për të optimizuar shitjet.
  • Raportimi periodik i rezultateve tek drejtuesit e lartë dhe propozimi i veprimeve për përmirësim.
  • Organizimi i prezantimeve, trajnimeve dhe takimeve me klientët për të promovuar produktet.
  • Sigurimi i cilësisë së shërbimit ndaj klientit dhe menaxhimi i ankesave kur është e nevojshme.


Kualifikimet dhe Eksperienca:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në shitje, prej të cilave të paktën 2 në një rol drejtues, preferohet në industrinë automobilistike ose të gomave.
  • Avantazh njohja e industrise.
  • Aftësi të shkëlqyera për negocim, komunikim dhe ndërtim marrëdhëniesh.
  • Aftësi analitike dhe strategjike për të ndjekur performancën dhe për të sugjeruar veprime korrigjuese.
  • Njohje e gjuhës angleze në nivel të avancuar (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).


Çfarë ofrojmë:

  • Një rol kyç në rritjen e kompanisë në tregun vendas dhe rajonal.
  • Mundësi për të përfaqësuar brende ndërkombëtare me reputacion të lartë.
  • Paketë konkurruese financiare dhe bonus sipas performancës.
  • Mjete pune dhe mbështetje për sukses në terren (automjet, telefon, kompjuter, etj.


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Drejtor Shitjesh »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top