• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit të Produkteve dhe Shërbimeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.


PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.


Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Drejtor i Departamentit të Produkteve dhe Shërbimeve, ne Divizionin Komerçial.



Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:



  • Drejton dhe menaxhon departamentin e Produkteve dhe Shërbimeve.
  • Identifikon dhe krijon produkte dhe shërbime (duke përfshirë mekanizmat e çmimit) që të përshtaten më së miri me objektivat e kompanisë duke synuar sigurimin e përparësisë konkurruese në treg dhe plotësimit të nevojave të klientëve.
  • Planifikon dhe kryen në kohë propozimet vjetore të të gjithë produkteve të kompanisë.
  • Siguron të dhënat për planifikimin e buxheteve si dhe kryen analiza të thelluara për secilin nga projektet përkatëse.
  • Përgjegjës për monitorimin e vazhdueshëm të performancës kundrejt këtyre objektivave gjatë gjithë vitit dhe përshtatjet e nevojshme të target-it, në bashkëpunim me grupet e interesit të përbashkët në projekt, për t’i bërë ato agresive dhe realiste.
  • Koordinon/drejton të gjitha ekipet e kompanisë që përfshihen në krijimin planeve për implementimin e P&S. Specifikisht, konsulton dhe integron funksionalisht Shërbimin e Klientit, Shitjet, Financën, IT, dhe dep.Ligjor gjatë zbatimit të propozimeve, duke identifikuar qartësisht rolet dhe përgjegjësitë. Punon me Markën dhe Komunikimin për të siguruar kohën dhe qartësinë e lançimit për çdo propozim të ri dhe të përcaktojë mesazhet kyçe për konsumatorët.
  • Përgjegjës për zhvillimin, implementimin si dhe cilësinë përfundimtare të propozimeve të ofruara.
  • Ndjek performancën e Produkteve dhe Shërbimeve përgjatë ciklit të tyre të jetës duke u siguruar që cilësia e treguesve kryesorë të performancës (KPI) është në drejtimin e paracaktuar dhe propozon masa të menjëhershme në rast devijimesh.
  • Siguron periodikisht feedback-un dhe raporton statusin e realizueshmerisë së projekteve të reja.
  • Përgatit raporte cilësore duke integruar reagime nga të gjitha grupet e interesit të projektit.
  • Monitoron ngushtësisht dhe analizon raportimin e lëvizjes së konkurrentëve, dhe efektin e tyre në biznesin e kompanisë dhe konsumatorëve.
  • Ofron trajnimet sipas nevojave dhe përgatit materialet trajnues (sidomos për funksionet dhe produktet e reja që duhet të hidhen në treg)
  • Eshtë përgjegjës në bashkëpunim me forcën shitëse për arritjen e objektivave financiare të kompanisë, rritjen e kënaqësisë së konsumatorit, përthithjen e klientëve të rinj, si edhe për mirëmbajtjen e atyre ekzistues.

Kualifikimet:

  • Bachelor në Administrim Biznesi, MBA ose diplomë Masteri do të konsiderohet një avantazh.
  • 3-5 vjet eksperiencë në profile pune në zhvillimin e produkteve të telekomunikacionit për konsumatorë dhe biznes, shërbime me vlerë të shtuar, etj.
  • Minimum 3 vjet në menaxhim personeli nën varësi direkte.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe strategjike.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe ndikuese.
  • Njohuri në programet e Microsoft
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online,[FONT=&quot] të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë. (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe[/FONT] të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicioni për të cilin aplikojnë.



Data e mbylljes së aplikimeve është 28 Mars 2014.


[FONT=&quot][/FONT]


Tel. : 0035542382500
 


Apply WhatsApp
Back
Top