Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit të Produkteve dhe Shërbimeve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.
PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.
Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Drejtor i Departamentit të Produkteve dhe Shërbimeve, ne Divizionin Komerçial.
Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:
Kualifikimet:
Data e mbylljes së aplikimeve është 28 Mars 2014.
[FONT="][/FONT]
Tel. : 0035542382500
PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.
Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Drejtor i Departamentit të Produkteve dhe Shërbimeve, ne Divizionin Komerçial.
Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:
- Drejton dhe menaxhon departamentin e Produkteve dhe Shërbimeve.
- Identifikon dhe krijon produkte dhe shërbime (duke përfshirë mekanizmat e çmimit) që të përshtaten më së miri me objektivat e kompanisë duke synuar sigurimin e përparësisë konkurruese në treg dhe plotësimit të nevojave të klientëve.
- Planifikon dhe kryen në kohë propozimet vjetore të të gjithë produkteve të kompanisë.
- Siguron të dhënat për planifikimin e buxheteve si dhe kryen analiza të thelluara për secilin nga projektet përkatëse.
- Përgjegjës për monitorimin e vazhdueshëm të performancës kundrejt këtyre objektivave gjatë gjithë vitit dhe përshtatjet e nevojshme të target-it, në bashkëpunim me grupet e interesit të përbashkët në projekt, për t’i bërë ato agresive dhe realiste.
- Koordinon/drejton të gjitha ekipet e kompanisë që përfshihen në krijimin planeve për implementimin e P&S. Specifikisht, konsulton dhe integron funksionalisht Shërbimin e Klientit, Shitjet, Financën, IT, dhe dep.Ligjor gjatë zbatimit të propozimeve, duke identifikuar qartësisht rolet dhe përgjegjësitë. Punon me Markën dhe Komunikimin për të siguruar kohën dhe qartësinë e lançimit për çdo propozim të ri dhe të përcaktojë mesazhet kyçe për konsumatorët.
- Përgjegjës për zhvillimin, implementimin si dhe cilësinë përfundimtare të propozimeve të ofruara.
- Ndjek performancën e Produkteve dhe Shërbimeve përgjatë ciklit të tyre të jetës duke u siguruar që cilësia e treguesve kryesorë të performancës (KPI) është në drejtimin e paracaktuar dhe propozon masa të menjëhershme në rast devijimesh.
- Siguron periodikisht feedback-un dhe raporton statusin e realizueshmerisë së projekteve të reja.
- Përgatit raporte cilësore duke integruar reagime nga të gjitha grupet e interesit të projektit.
- Monitoron ngushtësisht dhe analizon raportimin e lëvizjes së konkurrentëve, dhe efektin e tyre në biznesin e kompanisë dhe konsumatorëve.
- Ofron trajnimet sipas nevojave dhe përgatit materialet trajnues (sidomos për funksionet dhe produktet e reja që duhet të hidhen në treg)
- Eshtë përgjegjës në bashkëpunim me forcën shitëse për arritjen e objektivave financiare të kompanisë, rritjen e kënaqësisë së konsumatorit, përthithjen e klientëve të rinj, si edhe për mirëmbajtjen e atyre ekzistues.
Kualifikimet:
- Bachelor në Administrim Biznesi, MBA ose diplomë Masteri do të konsiderohet një avantazh.
- 3-5 vjet eksperiencë në profile pune në zhvillimin e produkteve të telekomunikacionit për konsumatorë dhe biznes, shërbime me vlerë të shtuar, etj.
- Minimum 3 vjet në menaxhim personeli nën varësi direkte.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe strategjike.
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe ndikuese.
- Njohuri në programet e Microsoft
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Data e mbylljes së aplikimeve është 28 Mars 2014.
[FONT="][/FONT]
Tel. : 0035542382500
Apply WhatsApp