Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit të Ndërtimit
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË NDERTIMIT
VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë..
Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Drejtor të Departamentit të Ndërtimit.
Përmbledhje e Pozicionit
Drejtori i Departamentit të Ndërtimit është përgjegjës për planifikimin, organizimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të projekteve të ndërtimit, duke siguruar përfundimin e tyre me cilësi të lartë, brenda buxhetit dhe afatit kohor të përcaktuar. Ai/ajo do të sigurojë zbatimin e standardeve të inxhinierisë dhe sigurisë, si dhe respektimin e rregulloreve ligjore dhe teknike.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
- Harton strategjitë dhe planifikon detajet e projekteve ndërtimore.
- Kryen oponencë teknike të projektit sipas përputhshmërisë me zbatimin në terren dhe përmirësimeve që nevojiten.
- Mbikëqyr dhe koordinon ekipet e ndërtimit, duke përfshirë menaxheret e terrenit, inxhinierët, punëtorët dhe nënkontraktorët, si dhe resourset e tjera makineri pajisje.
- Monitoron progresin e projekteve dhe zgjidh çështjet që lidhen me ndërtimin.
- Siguron përmbushjen e standardeve të cilësisë dhe zbaton rregulloret e sigurisë.
- Përcakton buxhetet dhe menaxhon kostot e projekteve.
- Raporton rregullisht për statusin e projekteve te drejtuesit më të lartë.
- Vlerëson rreziqet dhe implementon masat parandaluese për minimizimin e tyre.
- Ndërton dhe ruan marrëdhëniet profesionale me klientët, furnizuesit dhe partnerët.
- Merr pjesë në përzgjedhjen, vlerësimin dhe zhvillimin profesional të stafit
Kriteret dhe Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Përvojë pune e mëparshme në menaxhimin e projekteve të ndërtimit (min. 7-10 vite).
- Njohuri të thelluara në procese dhe teknologji ndërtimi.
- Aftësi të forta drejtuese dhe përvojë në menaxhimin e ekipeve të mëdha.
- Njohuri të rregulloreve ligjore dhe standardeve teknike të ndërtimit.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Njohuri shumë të mira të programeve të menaxhimit të projekteve (p.sh. AutoCAD, Primavera, MS Project).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Drejtor Ndërtimi”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Apply