Tirane, ofroj vend pune DATA ANALYST/PROGRAMUES
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT | TIK | Informatike Ekonomike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Për një agjensi programimi të huaj që realizon studime tregu, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
DATA ANALYST/PROGRAMUES
DETYRAT E POZICIONIT
- Përdorimi i tools të automatizuar për nxjerrjen e të dhënave nga burimet primare dhe sekondare
- Heqja e të dhënave jo të rregullta (të dëmtuara) dhe rregullimi i gabimeve të kodimit apo problemeve të lidhura me to
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e bazave të të dhënave dhe sistemeve të të dhënave - riorganizimi i të dhënave në një format të lexueshëm.
- Kryerja e analizave për të vlerësuar cilësinë e të dhënave
- Përdorimi i mjeteve statistikore për të identifikuar, analizuar dhe interpretuar modelet dhe tendencat në grupet komplekse të të dhënave.
- Përgatitja e raporteve përfundimtare për palët e interesuara për të kuptuar analizën e të dhënave.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare në Inxhinieri Informatikë, Matematikë, Ekonomi Informatike, Inxhinieri Matematike ose degë të tjera të ngjashme.
Eksperienca: Preferohet përvojë pune në programim të dhënash ose analizë të dhënash minimumi 2 vite.
Aftësi:
- I aftë për të punuar në grup;
- Aftesi shume te mira komunikimi
- Njohuri të mira statistikore dhe të programit SPSS
- Njohuri të mira gjuhëve të programimit si java, c++ etj
- Preferohen njohuri te tjera infomatike, si sisteme linux, postgreesql etj
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]me subjekt « Data Analyst/Programues »
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp