Tirane, ofroj vend pune Client Finance Officer
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Specialist Finance për Klientët
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë përgjegjës për mbikëqyrjen e aktiviteteve financiare të lidhura me klientët dhe sigurimin e saktësisë së raporteve financiare përkatëse. Ky rol përfshin monitorimin, kontrollin dhe pajtimin e faturave të shitjeve në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Përveç kësaj, ruan marrëdhënie të forta me departamentet e brendshme dhe ekipin e shitjeve, duke ndjekur kontratat dhe pagesat e klientëve për të siguruar saktësinë financiare dhe përputhshmërinë me rregulloret.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Siguron regjistrimin e saktë të faturave të shitjeve në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
- Përgjegjës për verifikimin e llogarive të klientëve deri në finalizimin e kontratave;
- Krijon, organizon dhe mirëmban dosjet e klientëve si në formë elektronike ashtu edhe fizike;
- Rishikon dhe verifikon rregullisht llogaritë e arkëtueshme;
- Monitoron dhe raporton mbi kontratat e klientëve dhe mbledhjen e pagesave;
- Harton, koordinon dhe mbikëqyr raportet financiare të lidhura me aktivitetet e klientëve;
- Analizon dhe siguron zbatimin e duhur të procedurave financiare dhe të shitjeve;
- Asiston në përgatitjen periodike të deklaratave të fluksit të parasë së kompanisë;
- Monitoron angazhimet financiare dhe transaksionet e klientëve;
- Shërben si lidhje mes kompanisë dhe auditorëve të brendshëm dhe të jashtëm gjatë proceseve të auditimit të lidhura me klientët;
- Kryen çdo detyrë të tjera financiare ad-hoc sipas nevojës.
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë
Kualifikime të tjera:
Kualifikime të tjera:
- 3 deri në 5 vite përvojë në një fushë të ngjashme financiare;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur ose me mbikëqyrje minimale;
- Iniciativë e fortë, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
- Vemendje ndaj detajeve, aftësi të mira për ndjekjen e çështjeve dhe zgjidhjen e problemeve;
- Njohuri të avancuara në softuerë te kontabilitetit, përfshirë Financa 5;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...ialist-Finance-për-Klientët?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 11/04/2025
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp