• Tirane, ofroj vend pune Client Finance Officer

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Specialist Finance për Klientët
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë përgjegjës për mbikëqyrjen e aktiviteteve financiare të lidhura me klientët dhe sigurimin e saktësisë së raporteve financiare përkatëse. Ky rol përfshin monitorimin, kontrollin dhe pajtimin e faturave të shitjeve në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Përveç kësaj, ruan marrëdhënie të forta me departamentet e brendshme dhe ekipin e shitjeve, duke ndjekur kontratat dhe pagesat e klientëve për të siguruar saktësinë financiare dhe përputhshmërinë me rregulloret.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Siguron regjistrimin e saktë të faturave të shitjeve në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;​
  • Përgjegjës për verifikimin e llogarive të klientëve deri në finalizimin e kontratave;​
  • Krijon, organizon dhe mirëmban dosjet e klientëve si në formë elektronike ashtu edhe fizike;​
  • Rishikon dhe verifikon rregullisht llogaritë e arkëtueshme;​
  • Monitoron dhe raporton mbi kontratat e klientëve dhe mbledhjen e pagesave;​
  • Harton, koordinon dhe mbikëqyr raportet financiare të lidhura me aktivitetet e klientëve;​
  • Analizon dhe siguron zbatimin e duhur të procedurave financiare dhe të shitjeve;​
  • Asiston në përgatitjen periodike të deklaratave të fluksit të parasë së kompanisë;​
  • Monitoron angazhimet financiare dhe transaksionet e klientëve;​
  • Shërben si lidhje mes kompanisë dhe auditorëve të brendshëm dhe të jashtëm gjatë proceseve të auditimit të lidhura me klientët;​
  • Kryen çdo detyrë të tjera financiare ad-hoc sipas nevojës.​
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë

Kualifikime të tjera:​
  • 3 deri në 5 vite përvojë në një fushë të ngjashme financiare;​
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur ose me mbikëqyrje minimale;​
  • Iniciativë e fortë, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion;​
  • Vemendje ndaj detajeve, aftësi të mira për ndjekjen e çështjeve dhe zgjidhjen e problemeve;​
  • Njohuri të avancuara në softuerë te kontabilitetit, përfshirë Financa 5;​
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.​
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...ialist-Finance-për-Klientët?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 11/04/2025

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top