• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: BRAND MANAGER

Brand Manager
është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të markave dhe produkteve të caktuara, nëpërmjet zgjedhjes dhe përshtatjes së strategjive për tregun e synuar.

Detyrat
  • Kërkim dhe analizim i tregut. Menaxherët e Markave kryejnë hulumtime të tregut në mënyrë që të përditësohen me trendet e klientëve, si dhe bazat për të parashikuar tendencat e ardhshme;
  • Strategjitë e markës. Bazuar në udhëzimet e markës dhe analizat e tregut, Menaxherët e Markave zhvillojnë strategji të markave, plane të markave dhe mbikqyrin fushatat e marketingut nëpër platformat e shtypit, transmetuese dhe online, për të siguruar që produktet dhe shërbimet të përmbushin pritshmërinë e klientëve dhe të ndërtojnë besueshmërinë e markave. Planet e markës duhet të përfshijnë KPIs (Key Performance Inidicatiors – Treguesit Kyç të Performancës) dhe ROI. (Return on Investment – Kthimi nga Investimi);
  • KPI/ROI e projekteve. Menaxherët e Markave analizojnë suksesin e fushatave të marketingut (arritja e KPI, ROI), përgatisin njoftimin për përmirësimin dhe raportet përkatëse;
  • Ngjarjet dhe materialet. Organizimi i ngjarjeve të tilla si hedhja në treg e produkteve, ekspozitat dhe fotosesionet në bazë të programeve vjetore nga marka e aprovuar në fillimin e vitit;
  • Klientët dhe puna në ekip. Menaxherët e Markave për të rritur performancën realizojnë takime me klientët dhe vizita në treg të paktën 2 herë në muaj;
  • Raportimi dhe prezantimi. Menaxherët e Markave përgatisin raporte mujore të markave ose sipas udhëzimeve nga menaxheri përkatës;

Kualifikimet
  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  • Të kenë jo më pak se 2 vite pune në pozicionin Brand Manager ose Menaxher Produkti;
  • Aftësi shumë të mira johëse dhe zotëruese të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar (nivel i avancuar);
  • Aftesi te provuara ne menaxhimin e buxhetit;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
  • Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office.
  • Të zotërojë patentë të klasit B

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: hr@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Industry​

  • Wholesale Import and Export
 


Apply WhatsApp
Back
Top