Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Brand Manager- UFT
Roli dhe përgjegjësitë:
Të kuptojë konsumatorët lokalë dhe konkurrencën për të zhvilluar strategji dhe plane rritjeje për maksimizimin e performancës së markës.
Të jetë përgjegjës për planin marketing dhe kalendarin e aktiviteteve të markës, duke garantuar cilësi dhe ekselencë në ekzekutim.
Të hartojë dhe drejtojë planin e komunikimit për mbështetjen e të gjitha markave.
Të zhvillojë platforma komunikimi të përshtatshme për tregun lokal.
Të kuptojë nevojat kryesore të klientëve në çdo kanal, strategjitë konkurruese dhe kapacitetet e sistemit për të identifikuar mundësi dhe prioritete biznesi.
Të analizojë pozicionimin e çmimeve në të gjitha kanalet për të fituar pjesë tregu bazuar në pozicionimin e markës.
Të kryejë analiza biznesi për të ofruar një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
Të mbështesë zhvillimin e propozimeve të markës në nivel lokal dhe përmirësimin e arkitekturës/dizajnit të markës për të siguruar rritje dhe përfitueshmëri të qëndrueshme.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose Administrim Biznesi.
Mbi 4 vite eksperiencë në marketing.
Minimumi 2 vite eksperiencë në industrinë FMCG, preferohet në kompani pijesh.
Aftësi të forta për krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka fokus të lartë në tregti, promovim, shitje dhe partneritete.
Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, me orientim drejt punës në grup.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e italishtes përbën avantazh).
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në hr@cocacola.al ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/07/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.