• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager - UFT

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Brand Manager- UFT

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Të kuptojë konsumatorët lokalë dhe konkurrencën për të zhvilluar strategji dhe plane rritjeje për maksimizimin e performancës së markës.
  • Të jetë përgjegjës për planin marketing dhe kalendarin e aktiviteteve të markës, duke garantuar cilësi dhe ekselencë në ekzekutim.
  • Të hartojë dhe drejtojë planin e komunikimit për mbështetjen e të gjitha markave.
  • Të zhvillojë platforma komunikimi të përshtatshme për tregun lokal.
  • Të kuptojë nevojat kryesore të klientëve në çdo kanal, strategjitë konkurruese dhe kapacitetet e sistemit për të identifikuar mundësi dhe prioritete biznesi.
  • Të analizojë pozicionimin e çmimeve në të gjitha kanalet për të fituar pjesë tregu bazuar në pozicionimin e markës.
  • Të kryejë analiza biznesi për të ofruar një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
  • Të mbështesë zhvillimin e propozimeve të markës në nivel lokal dhe përmirësimin e arkitekturës/dizajnit të markës për të siguruar rritje dhe përfitueshmëri të qëndrueshme.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose Administrim Biznesi.
  • Mbi 4 vite eksperiencë në marketing.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në industrinë FMCG, preferohet në kompani pijesh.
  • Aftësi të forta për krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka fokus të lartë në tregti, promovim, shitje dhe partneritete.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, me orientim drejt punës në grup.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e italishtes përbën avantazh).
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në hr@cocacola.al ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/07/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top