• Tirane, ofroj vend pune Asistent ne Shitje - Qendra COIN

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Asistenti ne Shitje realizon te gjitha funksionet e shitjes se produkteve te qendres “COIN” sipas departamentit te percaktuar.

DETYRAT KRYESORE:
  • Të ndihmojë në realizimin e synimit të caktuar për shitjet nga kompania;
  • Të ndihmojë në përmirësimin e treguesve tregtarë të departamentit, përmes shërbimit cilësor ndaj klientit;
  • Të kryejë me korrektësi të gjitha veprimet financiare, në lidhje me shitjet;
  • Të ndihmojë klientët në përzgjedhjen e produkteve, duke u treguar i gatshëm për plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tyre.
  • Mirëmban dyqanin dhe zonën e magazinimit, si dhe sistemon në vendet e duhura, artikujt e lëna në dhomat e provës;
  • Mundëson paraqitjen e artikujve në sektorët përkatës, palosjen dhe vendosjen e tyre në vendin e caktuar;
  • Aktivizon dhe ç’aktivizon sensorët e veshjeve në magazinë dhe në dyqan, sipas udhëzimeve profesionale;
  • Mban në ruajtje artikujt e përzgjedhura nga klienti, në përputhje me procedurën e përcaktuar;
  • Kujdeset për vendosjen e çmimeve në zonat e promocioneve, në vendosjen e mallrave sipas qëllimit të caktuar komercial dhe kontribuon për përmbushjen me sukses të qëllimit të eventeve promocionale të kompanisë;
  • Merr pjesë aktive në procesin e inventarit të realizuar periodikisht në përputhje me nevojat e kompanisë;
  • Raporton tek niveli menaxherial, për artikujt që kërkohen nga klientët, por që ende nuk janë të gatshëm për shitje;
  • Merr pjesë në programe trainimi, si dhe workshop-e të ndryshme, të organizuara për rritjen e kapaciteteve profesionale për fushën në ndjekje.
KRITERET KRYESORE:
Edukimi: Të ketë përfunduar shkolle te mesme
Gjuhe te huaja: Anglisht, Italisht
Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office
Eksperienca e kerkuar: 3 vite eksperience ne fushën e shërbimit tregtar.


Te gjithe te interesuarit, jane te lutur te kontaktojne ne adresat e meposhtme:

Email : customer.care@gener2.al
Cel: 0697012345

Afati i fundit i aplikimit eshte data 25 Maj 2025, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top