• Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Njoftim Pune

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Shoqëria "AgroCon Albania" sh.p.k, pjesë e Grupit Balfin, zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Veprimtari të tilla konsistojnë në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pozicioni: Asistent/e Projekti

Vendodhja: Tiranë

Shoqëria: AgroCon shpk


Funksionet kryesore:


  • Ofron mbështetje administrative profesionale duke kryer hulumtime, trajtimin e dokumentave dhe kryerjen e disa funksioneve administrative si përgatitja e korrespondencës, asistencë në organizimin e Conference Call, takimeve, etj.
  • Jep suport të vazhdueshëm Departamenteve të Agrocon në planifikimin dhe Zbatimin e projektit Agrocon Albania, menaxhimin dhe përfundimin e fazave të tyre. Ndihmon Departamentet të arrijnë realizimin e objektivave vjetore.
  • Asiston në mënyrë specifike Departamentin e Shitjeve me qëllim identifikimin e klienteve potenciale, ndjekjen e koorrespondencave dhe zbatimin e kontratave dhe pagesave me këta kliente.


Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore :


  • Asiston Departamentet dhe MD në hartimin e proçedurave përkatëse për proçeset e punës të Shoqërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të këtyre proçedurave.
  • Asiston në mënyrë specifike Departamentin e Shitjeve me qëllim identifikimin e klientëve potencialë, ndjekjen e koorrespondencave dhe zbatimin e kontratave dhe pagesave me këta klientë;
  • Kujdeset për të koordinuar kërkesën për produktet që vijnë nga Departamenti i Shitjeve me Departamentin e prodhimit.
  • Asiston në organizimin e mbledhjeve periodike të grupeve të punës sipas projektit të Agrocon;
  • Kujdeset për minutat e takimeve, i përpunon, shpërndan dhe i arkivon sipas proçedurës përkatëse;
  • Kujdeset për rakordimin e Departamenteve të Agrocon, akteve, ndjekjen e porosive si dhe raportimet tek Drejtuesi i kompanisë;
  • Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamentet;
  • Bën kërkime të të dhënave dhe informacioneve sipas nevojës dhe fazave që ndodhen projekti;
  • Monitoron kanalet informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për Bujqësinë, Grantet etj
  • Ndihmon në përgatitjen dhe plotësimin e formateve të shpenzimeve për stafin sipas rastit dhe mban regjistrin e shpenzimeve të bera CASH për nevoja të MD dhe të Departamenteve te Agrocon.
  • Kujdeset për kryerjen e rezervimeve dhe logjistikën e nevojshme për udhëtime punë të MD dhe të Drejtorëve të Departamenteve.
  • Formaton, editon, filtron dhe arkivon shkresa, prezantime, korrespondeca, etj.
  • Koordinon me korrierin dhe shoferët sipas rastit dhe nevojave të departamentit
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Administratori në funksion të zbatimit të projektit Agrocon.


Kualifikime:


  • Preferohet të ketë arsim të lartë;
  • Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme


Kërkesa të tjera:


  • Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin;
  • Aftësi te shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
  • I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
  • Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
  • Etikë në punë;
  • Njohuri në financë, leximi dhe interpretimi i pasqyrave financiare;
  • Fleksibël dhe i/e gatshme të punojë me orare të zgjatura.


Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:


  1. Me e-mail: hr@balfin.al
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
Rr."Papa Gjon Pali II,” ABA Business Center, Kati 11, Tiranë, Albania


Afati i aplikimit: 25/08/2016


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top