Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Projekti
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
Njoftim Pune
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Shoqëria "AgroCon Albania" sh.p.k, pjesë e Grupit Balfin, zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Veprimtari të tilla konsistojnë në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Pozicioni: Asistent/e Projekti
Vendodhja: Tiranë
Shoqëria: AgroCon shpk
Funksionet kryesore:
- Ofron mbështetje administrative profesionale duke kryer hulumtime, trajtimin e dokumentave dhe kryerjen e disa funksioneve administrative si përgatitja e korrespondencës, asistencë në organizimin e Conference Call, takimeve, etj.
- Jep suport të vazhdueshëm Departamenteve të Agrocon në planifikimin dhe Zbatimin e projektit Agrocon Albania, menaxhimin dhe përfundimin e fazave të tyre. Ndihmon Departamentet të arrijnë realizimin e objektivave vjetore.
- Asiston në mënyrë specifike Departamentin e Shitjeve me qëllim identifikimin e klienteve potenciale, ndjekjen e koorrespondencave dhe zbatimin e kontratave dhe pagesave me këta kliente.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore :
- Asiston Departamentet dhe MD në hartimin e proçedurave përkatëse për proçeset e punës të Shoqërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të këtyre proçedurave.
- Asiston në mënyrë specifike Departamentin e Shitjeve me qëllim identifikimin e klientëve potencialë, ndjekjen e koorrespondencave dhe zbatimin e kontratave dhe pagesave me këta klientë;
- Kujdeset për të koordinuar kërkesën për produktet që vijnë nga Departamenti i Shitjeve me Departamentin e prodhimit.
- Asiston në organizimin e mbledhjeve periodike të grupeve të punës sipas projektit të Agrocon;
- Kujdeset për minutat e takimeve, i përpunon, shpërndan dhe i arkivon sipas proçedurës përkatëse;
- Kujdeset për rakordimin e Departamenteve të Agrocon, akteve, ndjekjen e porosive si dhe raportimet tek Drejtuesi i kompanisë;
- Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamentet;
- Bën kërkime të të dhënave dhe informacioneve sipas nevojës dhe fazave që ndodhen projekti;
- Monitoron kanalet informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për Bujqësinë, Grantet etj
- Ndihmon në përgatitjen dhe plotësimin e formateve të shpenzimeve për stafin sipas rastit dhe mban regjistrin e shpenzimeve të bera CASH për nevoja të MD dhe të Departamenteve te Agrocon.
- Kujdeset për kryerjen e rezervimeve dhe logjistikën e nevojshme për udhëtime punë të MD dhe të Drejtorëve të Departamenteve.
- Formaton, editon, filtron dhe arkivon shkresa, prezantime, korrespondeca, etj.
- Koordinon me korrierin dhe shoferët sipas rastit dhe nevojave të departamentit
- Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Administratori në funksion të zbatimit të projektit Agrocon.
Kualifikime:
- Preferohet të ketë arsim të lartë;
- Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme
Kërkesa të tjera:
- Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin;
- Aftësi te shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
- I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
- Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri;
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
- Etikë në punë;
- Njohuri në financë, leximi dhe interpretimi i pasqyrave financiare;
- Fleksibël dhe i/e gatshme të punojë me orare të zgjatura.
Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
- Me e-mail: hr@balfin.al
- Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
Afati i aplikimit: 25/08/2016
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Apply