• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Arkitekt
Departmenti: Zhvilimi i Projekteve Retail
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrim i Pozicionit të Punës:

Të krijojë dhe zhvillojë projekte ndërtimi që janë funksionale dhe estetikisht të këndshme, duke siguruar që ato të përmbushin standardet ndërtimore dhe rregullat ligjore. Arkitekti duhet të balancojë nevojat e përdoruesve me estetikën dhe efikasitetin e projektit, duke koordinuar me profesionistë të tjerë dhe menaxhuar burimet për të siguruar një rezultat të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Detyrat​

  • Konsultimi me profesionistë të tjerë në lidhje me hartimin e nje projekti.
  • Përgatitja dhe prezantimi i raporteve të vizibilitetit dhe propozime të projektimit për mbikëqyrësit.
  • Marrja e masave për të siguruar qëndrimin brenda buxheteve financiare dhe afateve të planifikuara.
  • Prodhimi i detajeve teknike, vizatimeve, preventivave dhe specifikime të nevojshme për plotësimin e dosjeve të gatshme për procesin e prokurimit.
  • Të plotësojë me detaje, rifinitura, plotësime të ndryshme sipas rastit dhe të ndjek zbatimin duke supervizuar dhe duke u kujdesur për zbatimin e projektit sipas standardeve.
  • Kryerja e negociatave me kontraktorët dhe profesionistë të tjerë.
  • Menaxhimi i projektit duke ndihmuar për të koordinuar punen e kontraktoreve.
  • Kontroll i një projekti nga fillimi ne fund; vizita të rregullta për të kontrolluar zhvillimet, duke siguruar për mbarëvajtjen e proceseve të ndërtimit.
  • Zgjidhja e problemeve dhe çështjeve që lindin gjatë ndërtimit.
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori referuar nevojave të departamentit.

Kualifikimet​

  • Të zotërojë diplomë Master shkencor, profili Arkitekturë.
  • Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm..
  • Të zotërojë njohuri të shkëlqyera kompjuterike, të programit AutoCad, Sket up, 3dsMAX,Archicad, dhe paketen Office.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Aftësi të shkëlqyera për planifikim dhe menaxhim të kohës.
  • Të jetë i fokusuar te detajet.
  • Proaktiv, i motivuar dhe entuziast.
  • Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furnitorët për të krijuar marrëveshjet më të mira.
  • Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Shënime​

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 23/02/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: Arkitekt ACREM

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top