• Tirane, ofroj vend pune ARKITEKT interior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Fratelli GRUPPOMOBILI si nje nga kompanite lider ne fushen mobilerise kerkon te punesoje nje arkitekt qe te permbushe kriteret e meposhtme :

Detyrat​

  • Të mundet të konceptojë dhe të hartojë detyra projektimi
  • Të punojë dhe të ketë eksperiencë në interior design
  • Të plotësojë sipas nevojës kontratat e sipërmarrjes me specifikimet teknike arkitektonike
  • Të jetë i përditësuar me legjislacionin sektorial të planifikimit dhe zhvillimit të territorit si dhe legjislacionin e ndërtimit
  • Të ndjekë rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë saj, të ndjekë takimet me kontraktorët dhe projektues të tjerë
  • Të kuptojë, të përkëthejë dhe të propozojë ide ne kohe reale për detyrat e projektit
  • Të hartojë relacione teknike mbi përmbajtjen e projektit arkitektonik dhe të mundet të sugjerojë propozime konkrete për përmirësimin e tij
  • Të realizojë rezyme shpjeguese mbi projektin arkitektonik dhe të mundet t’i prezantojë ato te palet e interesuara
  • Të bashkëpunojë në procedurën e prokurimit duke ofruar detajet dhe specifikimet e nevojshme teknike per zera te ndryshem
  • Të hartojë projektet e plota kryesisht ne interior design ose pjesore për objekte të ndryshme, turistike, rezidenciale, tregtare, social-kulturore, etj,si dhe detajimin e tyre
  • Të punojë ngushtë me drejtuesin e grupit, ekipin e projektimit si dhe me inxhinierët e disiplinave të ndryshme (Konstruktor & MEP)
  • Të bashkëpunojë me sektorët dhe grupet e tjera në fushën e mjedisit, efiçencës energjetike si dhe t’i asistojë në punën e tyre
  • Të marrë pjesë dhe të konsultohet me profesionistë të ndërtimit rreth zgjidhjeve praktike të projekteve
  • Të japë input për llogaritjen e kostove dhe preventivave, ne rast se i kerkohet
  • Të mundet të hartojë, kontrollojë dhe plotësojë tabelën e specifikimeve teknike
  • Çdo detyrë tjetër që mund t’i kërkohet

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar ciklin e plote te studimeve në Arkitekturë, Universiteti i Tiranës
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion 5 vite minimalisht
  • Të ketë aftesi shume te mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese
  • Të ketë aftësi shumë të mira të punojë në grup
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze/italiane
  • Të ketë njohuri të plotë mbi përmbajtjen e projekteve arkitektonike dhe inxhinierike sipas tipologjisë dhe fazave të hartimit (nga projekt-ideja deri ne fazen finale te zbatimit te projektit)
  • Të ketë njohuri te programeve 2D, 3D, Autocad, Revit, Sketchup, 3D Max, Adobe Illustrator, etj.
  • Të jetë i/e aftë të identifikojnë probleme komplekse dhe të zbatojë zgjidhje për to
  • Përvoja të mëparshme pune kryesisht ne kompani ndërtimi do të jenë të preferueshme
  • Të ketë kulturë dhe etikë të lartë pune
PER KONTAKT 0684000205 / info@fratelligm.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top