Tirane, ofroj vend pune ARKITEKT interior
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Fratelli GRUPPOMOBILI si nje nga kompanite lider ne fushen mobilerise kerkon te punesoje nje arkitekt qe te permbushe kriteret e meposhtme :
PER
Cel. : 0684000205
Detyrat
- Të mundet të konceptojë dhe të hartojë detyra projektimi
- Të punojë dhe të ketë eksperiencë në interior design
- Të plotësojë sipas nevojës kontratat e sipërmarrjes me specifikimet teknike arkitektonike
- Të jetë i përditësuar me legjislacionin sektorial të planifikimit dhe zhvillimit të territorit si dhe legjislacionin e ndërtimit
- Të ndjekë rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë saj, të ndjekë takimet me kontraktorët dhe projektues të tjerë
- Të kuptojë, të përkëthejë dhe të propozojë ide ne kohe reale për detyrat e projektit
- Të hartojë relacione teknike mbi përmbajtjen e projektit arkitektonik dhe të mundet të sugjerojë propozime konkrete për përmirësimin e tij
- Të realizojë rezyme shpjeguese mbi projektin arkitektonik dhe të mundet t’i prezantojë ato te palet e interesuara
- Të bashkëpunojë në procedurën e prokurimit duke ofruar detajet dhe specifikimet e nevojshme teknike per zera te ndryshem
- Të hartojë projektet e plota kryesisht ne interior design ose pjesore për objekte të ndryshme, turistike, rezidenciale, tregtare, social-kulturore, etj,si dhe detajimin e tyre
- Të punojë ngushtë me drejtuesin e grupit, ekipin e projektimit si dhe me inxhinierët e disiplinave të ndryshme (Konstruktor & MEP)
- Të bashkëpunojë me sektorët dhe grupet e tjera në fushën e mjedisit, efiçencës energjetike si dhe t’i asistojë në punën e tyre
- Të marrë pjesë dhe të konsultohet me profesionistë të ndërtimit rreth zgjidhjeve praktike të projekteve
- Të japë input për llogaritjen e kostove dhe preventivave, ne rast se i kerkohet
- Të mundet të hartojë, kontrollojë dhe plotësojë tabelën e specifikimeve teknike
- Çdo detyrë tjetër që mund t’i kërkohet
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar ciklin e plote te studimeve në Arkitekturë, Universiteti i Tiranës
- Të ketë eksperiencë pune në profesion 5 vite minimalisht
- Të ketë aftesi shume te mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese
- Të ketë aftësi shumë të mira të punojë në grup
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze/italiane
- Të ketë njohuri të plotë mbi përmbajtjen e projekteve arkitektonike dhe inxhinierike sipas tipologjisë dhe fazave të hartimit (nga projekt-ideja deri ne fazen finale te zbatimit te projektit)
- Të ketë njohuri te programeve 2D, 3D, Autocad, Revit, Sketchup, 3D Max, Adobe Illustrator, etj.
- Të jetë i/e aftë të identifikojnë probleme komplekse dhe të zbatojë zgjidhje për to
- Përvoja të mëparshme pune kryesisht ne kompani ndërtimi do të jenë të preferueshme
- Të ketë kulturë dhe etikë të lartë pune
PER
Cel. : 0684000205
Apply WhatsApp