• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania: “X ONE“ Shpk

Projekti: "The Plein Planet-Grand Park Skyline"


Përshkrimi i projektit : Projekt rezidencial dhe hoteleri në Tiranë

Pozicioni:
Arkitekt
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit: X ONE është në kërkim të një arkitekti entuziast dhe me përvojë për t'iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Ne jemi në kërkim të një profesionisti me vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe një qasje proaktive ndaj kërkesave specifike të klientëve dhe të shoqërisë.


Përshkrimi kompanisë

“X ONE” Shpk është një kompani e fokusuar në Ndërtim,Turizëm dhe Energji. Kryesisht aktivitetin e saj e ka në Investime dhe ndërtim projektesh inovative në fushën e ndërtimit, energjisë, turizmit.Pas një eksperience +25 vjecare në Itali në fushen e prodhimit të materialeve të ndërtimit, sjell eksperiencën e saj dhe në Shqipëri duke krijuar projektet më të bukura në fushën e ndërtimit dhe në turizem me produktet më cilësore.

Kompania jonë, është duke zhvilluar disa nga projektet më të mëdha dhe më ambicioze.
Projekti jonë më ambicioz është projekti rezidencial-hoteleri në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Ky projekt do të përfshijë ndërtimin e rezidencave më të bukura dhe hotelit nga brandi i mirënjohur "Philip Plein" me ndërtimin më cilësor në qytet, dhe ne jemi në kërkim të një Arkitekti që do ti bashkohet skuadrës tonë.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përpunon materiale grafike në funksion të shitjes dhe marketimit;
  • Përpunon projektin për zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyrës teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
  • Azhornon në kohë vizatime sipas kërkesave të klientit në bashkëpunim me stafin teknik të zbatimit;
  • Prezanton projektet te klienti;
  • Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
  • Mban marrëdhenien me klientët;
  • Merr pjesë në takime me klientet për tu informuar për ndryshime që mund të kanë për hapesirat e brendshme të asetit nese eshte e nevojshme.
  • Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik;
  • Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt;
  • Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt.



Kualifikimet

Edukimi:
Diplomë në Arkitekture.

Eksperienca: Eksperiencë pune 2-3 vite si Arkitekt.

Aftësi të tjera:
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.

Shënime​


Puna e ndërthurur në Zyra.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës tonë të emailit:
info@x-one.al ku të përfshihet një CV dhe një portofol projektesh.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

X One Shpk
E-mail:info@x-one.al
Adresa: Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Ish Garda, Liqeni Artificial.
 


Apply
Back
Top