Tirane, ofroj vend Agjente Shitje
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Në kuadër të zgjerimit, Schafer, pjesë e Pajtoni Center, lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës,
shpall pozicionin vakant në profilin ‘’Agjente shitjesh”, 6ore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpritja e klientit, orientimi dhe informimi për gamen e produkteve që është i interesuar klienti.
- Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të drejtuara nga ai.
- Ndjekja profesionalisht e të gjithë hapave të shitjes deri në finalizimin e saj.
- Mirembatja e showroom-it si një vend biznesi.
- Ndjekja me përpikmëri e procedurave dhe politikave të kompanisë, si dhe ofron ide të reja.
- Ndërvepron me koleget për delegimin e kërkesave apo zgjedhjeve të klientit në perfundim të turnit.
- Raporton te menaxheri i showroom-it për problematikat dhe feedback-un që merr nga klientet dhe jo vetem.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në sektorin e shitjes.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, të aftë për të ndërtuar marrëdhënie besimi.
- Të ketë sjellje profesionale dhe dëshire për të punuar në grup.
- Aftesi për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të pranë email-it info@pajtoniceramica.al duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply