Tirane, ofrohet vend pune vend praktike Internship Departamenti i Financës
- Tirane
- Tipi
-
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Thirrje aplikimesh për Internship
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale
Departamenti: Finance
Vendodhja: Zyrat Qendrore
Përmbledhja e Pozicionit: Të asistojë Departamentin e e Finances në proceset ditore të punës.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Leximi i Z-raport per dyqanet dhe sistemimi fizik i tyre.
- Kontrolli i TVSH midis POS, KUBIT dhe strishave.
- Kontrolli i mandat arketimeve per klientet cash.
- Kontrolli i kuponave Gift card, etj.
Kërkesat:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare Bachelor/ose të jetë në përfundim të studimeve Bachelor/Maste.
Eksperiencat e punës: Përparësi kanë kandidatët që kanë njohuri/internship në fusha të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Aftësi të tjera:
- Të jetë person i motivuar dhe ambicioz;
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me letrën e motivimit në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 13/12/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply