• Tirane, ofrohet vend pune Technical Sales Engineer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Inxhinieri
  3. Inxh. Elektrike | Elektronike
  4. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  5. Inxh. Ndertimi
  6. Inxh. Industriale
  7. Inxh. Telekomunikacioni
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Smart Home Albania po kërkon një profesionist technical sales që do të sjellë klientë të rinj dhe projekte premium në fushën e smart home dhe building automation. Ky rol është plotësisht i fokusuar në zhvillimin e tregut dhe gjenerimin e projekteve, duke kombinuar njohuritë teknike me aftësitë e shitjes.

Çfarë do të bësh në këtë rol

▪ Gjej dhe zhvillo klientë strategjikë dhe projekte të reja në sektorin rezidencial dhe komercial.

▪ Prezanto dhe demonstro zgjidhjet Smart Home, Building Automation, BAS dhe BMS në takime profesionale.

▪ Harto oferta teknike dhe komerciale që sjellin vlerë reale për klientët.

▪ Ndërto dhe mirëmbaj marrëdhënie afatgjata me partnerë dhe klientë strategjikë.

▪ Raporto mbi tregun, tendencat dhe mundësitë, duke propozuar strategji për zgjerimin e portofolit të projekteve.

Kualifikimet që kërkojmë

▪ Diplomë në Inxhinieri Elektrike, Elektronikë, Telekomunikacion, Automatizim ose fusha të ngjashme.

▪ Eksperiencë në technical sales, solution selling ose pre-sales në smart home, building automation, BAS (Building Automation System), BMS (Building Management System), IoT ose sisteme të integruara.

▪ Aftësi për të lexuar skema elektrike dhe plane teknike.

▪ Ekspertizë në identifikimin e klientëve potencialë dhe zhvillimin e marrëdhënieve strategjike.

▪ Aftësi të forta prezantimi dhe negocimi.

▪ Fokus i qartë tek gjenerimi i projekteve dhe rritja e shitjeve.

▪ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Mundësi reale karriere

Rritje profesionale e strukturuar dhe zhvillim karriere në një sektor me rritje të shpejtë.

Paketë konkurruese benefitesh.

Trajnime të specializuara dhe çertifikime teknike ndërkombëtare.

Dërgoni Cv-ne ne: hr@smarthome.al
 


Apply
Back
Top