• Tirane, ofrohet vend pune Team Leader i Degës Digjitale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Përgjegjës për ofrimin e shërbimeve digjitale cilësore për klientët, duke mbështetur dhe monitoruar vazhdimisht standardet e shërbimit.

Përgjegjës për të udhëhequr ekipin drejt arritjes së objektivave duke propozuar dhe zbatuar strategji inovative për rritjen e shitjeve dhe përdorimin e kanaleve digjitale të bankës.



Përgjegjësitë e pozicionit:


  • Siguron arritjen e objektivave të shitjes për gjithë njësinë;
  • Sugjeron strategji për rritjen e shitjeve;
  • Monitoron dhe vlerëson performancën ditore të ekipit për arritjen e objektivave të shitjes në gjenerimin e leads, normës së konvertimit, volumet e shitjes, cilësisë së shërbimit, etj;
  • Siguron përputhshmëri absolute;
  • Siguron zbatimin korrekt të teksteve duke mbështetur ekipin në identifikimin e mundësive të reja për Cross dhe Up-sell;
  • Siguron zbatimin e politikave, rregulloreve të brendshme dhe standardeve të përputhshmërisë;
  • Përgatit dhe implementon në bashkëpunim me Drejtuesin e Departamentit programe trajnimi, materiale mbështetëse për zhvillim, rifreskim dhe orientim të punonjësit të ri;
  • Mbështet dhe trajnon stafin (ekzistues dhe të ri);
  • Analizon dhe propozon plan veprimi mbi përmirësimin e proceseve operacionale, efektivitetin në komunikim dhe rritjen e aftësive në shitje;
  • Shërben si pikë referimi për eskalim dhe adresim të rasteve sensitive;
  • Jep feedback të strukturuar dhe plan veprimi individual për përmirësim konkret.


Kërkesat për pozicionin:

Minimumi 2 vite eksperiencë e mëparshme në shërbime financiare ose profile të ngjashme, me fokus bankingun digjital;

Eksperiencë në drejtimin e ekipeve dhe motivimin e stafit;

Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;

Aftësi coaching & trajnuese të shkëlqyera;

Njohuri të avancuara të produktit të kredisë;

Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;





Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Prill 2026 në adresën e email-it humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top