• Tirane, ofrohet vend pune Supervizor Raportimi dhe Kontrolli

Përshkrimi

ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Supervizor Raportimi dhe Kontrolli

Departmenti: Financë

Vendndodhja: Tiranë


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Mbikëqyr dhe koordinon proceset e raportimit dhe buxhetimit të kompanisë në përputhje me afatet e brendshme dhe objektivat strategjike,
  • Përgatit, rishikon dhe dorëzon paketa mujore të raportimit financiar dhe të biznesit, si në nivel individual ashtu edhe të konsoliduar, për menaxhmentin, aksionarët, kreditorët dhe autoritetet rregullatore, duke garantuar saktësi, koherencë dhe respektimin e afateve.
  • Realizon analiza të detajuara të performancës financiare, identifikon trendet kryesore dhe ofron rekomandime të zbatueshme për vendimmarrje në nivel kompanie dhe qëndrash tregtare.
  • Drejton përgatitjen e buxheteve paraprake dhe planeve të biznesit në bashkëpunim me departamentet përkatëse, duke siguruar përputhje me objektivat strategjikë.
  • Mbikëqyr përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me standardet IFRS, duke ruajtur saktësinë dhe koherencën me politikat e brendshme dhe kalendarin financiar.
  • Harton dhe implementon kontrolle financiare dhe procedura të standardizuara për të rritur transparencën dhe efikasitetin në operacionet financiare dhe të biznesit.
  • Mbështet Drejtorin e Financës në zhvillimin dhe zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare, në përputhje me politikat e grupit, standardet kontabël dhe kërkesat rregullatore.
  • Zhvillon dhe mirëmban modele të automatizuara financiare për të mbështetur planifikimin strategjik dhe analizat e skenarëve.
  • Menaxhon dhe raporton mbi kontrollet e brendshme në baza mujore si në nivel kompanie edhe qënda tregtare, duke siguruar përputhshmëri me udhëzimet e brendshme.
  • Kryen kontrolle mbi proceset kryesore kontabël, përfshirë regjistrimet kontabël, dokumentacionin fiskal, rakordimin e arkave/bankave, faturimin, arkëtimet dhe pagesat, për të garantuar saktësi dhe përputhshmëri.
  • Verifikon njohjen korrekte dhe në kohë të shpenzimeve dhe saktësinë e provizioneve për të shmangur detyrime të paregjistruara.
  • Asiston Drejtorin e Financës në hartimin dhe zbatimin e strategjisë së përgjithshme financiare të kompanisë.
  • Udhëheq ose kontribuon në projekte ndërfunksionale për përmirësimin e sistemeve financiare, sistemeve të raportimit dhe automatizimin e proceseve.
  • Kordinonë proceset e auditimit të brendshme dhe të jashtme, duke siguruar bashkëpunim efikas, dokumentim në kohë dhe zgjidhje të shpejtë të gjetjeve.
  • Bashkëpunon me departamente të ndryshme për të vlerësuar fizibilitetin financiar të investimeve dhe projekteve të reja.
  • Trajnon dhe mbështet anëtarët më të rinj të ekipit të financës, duke nxitur zhvillimin profesional dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
  • Nxit komunikim efektiv dhe marrëdhënie të forta pune me bashkëpunëtorët e brendshëm dhe të jashtëm për arritjen e prioriteteve të biznesit.

Kualifikimet:

Edukimi :
  • Diplomë universitare në Financë ose Kontabilitet. Çertifikim ose në proces çertifikimi për ACCA, CFA, CPA ose të ngjashëm.
Përvoja e punës :
  • Të paktën 5 vite përvojë progresive në kontabilitet, raportim financiar ose auditim, e preferueshme në menaxhim asetesh, retail ose real estate.
Kërkesa të tjera :
  • Njohuri të thelluara mbi standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS) dhe metodologjitë e planifikimit financiar.
  • Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve, me vëmendje të veçantë ndaj detajeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, dhe aftësinë për të paraqitur informacion financiar kompleks në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur.
  • Zotërim i avancuar i Microsoft Excel dhe sistemeve ERP/kontabël.
  • I orientuar ndaj rezultateve dhe i kujdeshëm ndaj detajeve.
Shënime:

Kushtet e Punës
: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 27/04/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
Supervizor Raportimi dhe Kontrolli

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top