Tirane, ofrohet vend pune Supervizor Elektrik
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Supervizor Elektrik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendndodhja: QTU/ACREM
Inxhinieri Elektrik ne Dep. e Teknikes në Qendër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve elektrike në sistemin elektrik si (pikat e Tr. te fuqise, panelet e TM, panelet e TU, linjat magjistrale të furnizimit, kuadrot kryesore të shpërndarjes së ngarkesës, panelet diellore, panelet e përmirësimit të koefiçientit të fuqise cosf, gjeneratorëve, panelet e komandimit të sistemit HVAC, MKZ, Hidrante etj ) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjendjen teknike tek Menaxheri i Teknikës.
Detyrat
- Është përgjegjës për shfrytezimin e të gjithë proçeseve elektrike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, nderhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
- Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike dhe sistemeve speciale ne rastet e nevojshme apo emergjente.
- Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas parametrave të përcaktuara.
- Mban në kontrollon koston e mirëmbajtes të sistemit elektrik dhe sistemeve speciale.
- Koordinon punen midis grupit të teknikes për kryerjen e shërbimeve elektrike dhe sistemeve speciale.
- Prëgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike dhe sistemeve speciale.
- Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike.
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike dhe të stafit teknik elektrik.
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor, profili Inxhinieri Elektrike.
- Eksperiencë në CAD dhe MS përbëjnë nje avantazh.
- Eksperiencë pune minimumi 4-5 vite në pozicione të njëjta ose të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira koordinimi në punime elektrike, ventilim – kondicionim, etj.
- Aftesi shumë të mira instalime dhe testime të sistemeve elektrike, aftesi në skicime te planeve elektrike.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.
- Aftësi shumë të mira lidershipi.
- Eksperience në CAD dhe MS përbëjnë nje avantazh.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga njoftime.com.Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 03/03/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Supervizor Elektrik”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply