• Tirane, ofrohet vend pune Specialist, Sektori i Sherbimit te Cilesise

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
Eksperienca
Pozicioni: Specialist
Sektori: Sektori i Shërbimit të Cilësisë
Departamenti: Marketing

Objektivat Parësore
Specialisti ne Sektorin e Sherbimit te Cilesise ndihmon klientët dhe të Interesuarit që kontaktojnë në telefon Bankën për produkte të ndryshme bankare nëpërmjet telefonit dhe kanaleve alternative.

Rolet Kyçe & përgjegjësitë

  • Te ofroje ndihme 24/7 per te gjithe klientët e bankës nëpërmjet telefonit dhe kanaleve alternative (E-mail; Platforma Online banking; Chat; Facebook; Web etc)
  • T’u pergjigjet ne kohe dhe ne menyren e duhur telefonatave te klienteve te bankes.
  • Të manaxhojë, adresojë dhe të zgjidhë në mënyre cilësore ankesat e ngritura nga klientët nëpërmjet telefonit brenda afatit të përcaktuar (5-7 ditë pune)
  • Te kontaktoje nepemjet telefonit dhe te nxise shitjet të Divizionit Retail duke i ofruar mbështetje rrjetit të degeve sipas instruksioneve
  • Te kryeje fushata outbound per te informuar klientët Retail për produkte dhe shërbime të ndryshme bankare.
  • Qëndrim pozitiv kundrejt klientëve, bankës dhe produkteve bankare
  • Pergatitja e raporteve periodike mbi aktivitetin e kryer, pasqyrim i të dhënave dhe analizës dhe konkluzione prej këtyre të fundit.

Aftësitë e kërkuara
Kushtet Paraprake

  • Diplomë Bachelor në ekonomi, shkenca kompjuterike, apo fusha të ngjashme
  • Gadishmeri dhe fleksibilitet per te punuar me turne te ndryshme
  • Eksperienca në Sistemin Bankar do te kosiderohet avantazh
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (një gjuhë e dytë do të përbënte avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe vullnet për të punuar në ekip

Aftësitë

  • Njohuri shume të mira të produkteve/shërbimeve bankare
  • Njohuri të mira të sistemeve bankare (sistemi kryesor; programet e Microsoft Office)
  • Familjaritet me mjetet, konceptet dhe metodologjitë e bankës
  • Aftësi për të mësuar shpejt platformat e bankës.
  • Aftësi shumë të mira shitëse ne telefon
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Integritet të lartë duke respektuar konfidencialitetin
  • Komunikues, i besueshëm dhe i sigurt (në të folur dhe të shkruar) në te gjitha nivelet
  • Aftësi organizative dhe analitike
  • Përballon volume pune, është i/e saktë dhe shumë mirë i/e organizuar

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 3 Mars 2022.
 


Apply
Back
Top