Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Rriskut të Tregut & Likujditetit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një bankë dixhitale që ofron shërbime financiare të drejtuara nga teknologjia, me një fokus të fortë në inovacion dhe në përmirësimin e përvojës së klientit, është aktualisht në kërkim për një Specialist të Rriskut të Tregut & Likujditetit.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë kryesore:
- Monitorimi ditor i pozicionit të likuiditetit, flukseve të parasë, strukturës së financimit dhe treguesve kryesorë të likuiditetit (LCR, NSFR), përfshirë analizën e sjelljes së depozitave dhe përqendrimit të financimit;
- Mbështetje në parashikimin e likuiditetit, planifikimin e emergjencave dhe hartimin e skenarëve stresues, duke vlerësuar ndikimin në buffer-at e likuiditetit dhe në fitim;
- Mbështetje në parashikimin e likuiditetit, planifikimin e emergjencave dhe hartimin e skenarëve stresues, duke vlerësuar ndikimin në buffer-at e likuiditetit dhe në fitim;
- Monitorimi i ekspozimeve ndaj riskut të tregut, përfshirë IRRBB (analiza e hendekut dhe ndjeshmërisë) dhe riskun valutor (FX), si dhe mbështetje në stres-testime dhe analiza skenarësh;
- Rishikimi i aktiviteteve të Thesarit (Treasury) nga perspektiva e riskut dhe identifikimi i rreziqeve në zhvillim;
- Kontribut në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e politikave dhe procedurave të riskut të likuiditetit;
- Përgatitja e raporteve dhe dashboard-eve për riskun e likuiditetit dhe tregut, si dhe materialeve për Komitetin e Riskut, duke përkthyer analizat në informacion të qartë për menaxhmentin e lartë;
- Mbështetje në raportimet rregullatore, auditime dhe inspektime mbikëqyrëse kur kërkohet.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë në Financë, Ekonomi, Matematikë, Statistikë ose fusha të ngjashme;
- Minimum 2 vite përvojë në riskun e likuiditetit, riskun e tregut, AML, riskun e Thesarit ose fusha të lidhura, në bankë ose institucion financiar të rregulluar;
- Njohuri solide të treguesve të likuiditetit sipas Basel III (LCR, NSFR) dhe koncepteve të IRRBB;
- Aftësi të forta analitike dhe sasiore, njohuri të avancuara në Excel, njohuritë në BI ose sisteme risku janë avantazh;
- Vetë-iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe rehati në një mjedis dinamik dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
Si të aplikoni
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.