• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Pasurive të Paluajtshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Pozicioni: Specialist i Pasurive të Paluajtshme
Departamenti: Departamenti i Rekuperimit të Kredisë

Rolet & Përgjegjësitë Kryesore
  • Menaxhon të gjitha aktivet që janë vënë në shitje nga Banka pavarësisht origjinës së tyre nga NPL ose të blera.
  • Eksploron, gjen dhe menaxhon të gjitha kanalet e mundshme të komunikimit të nevojshme për rritjen e shitjeve.
  • Menaxhon marrëdhëniet me Departamentin e Riskut, Drejtuesit e Degëve, Departamentin e Shitjes dhe departamentet e tjera të brendshme që kanë të bëjnë me shitjen e aseteve.
  • Drejton proceset e shitjes deri në finalizimin e praktikës së shitjes.
  • Drejton marrëdhëniet me zyrat noteriale dhe palët e tjera të lidhura.
  • Menaxhon të gjitha bazat e të dhënave në lidhje me pronat në shitje.
  • Përgatit dhe raporton në Komitetin e Bankës për progresin e aktiveve të riposeduara në shitje.
  • Menaxhon dhe monitoron planet e sigurimit për aktivet e riposeduara në shitje.
  • Mbështet Departamentin me opinione lidhur me vlerat e pronave dhe kushtet e tregut.
  • Menaxhon marrëdhëniet me agjencitë imobiliare lidhur me pasuritë e riposeduara në shitje.
  • Ndjek dhe propozon zgjidhje në lidhje me problematikën e pronave me NPL me autoritetet shtetërore si Zyrat e ZRRE-së, Bashkitë, ALUIZNI etj.
  • Përgatit procesin e rakordimit me Departamentin e Financave për të gjitha asetet në pronësi pavarësisht origjinës (lokalet e riposeduara dhe në pronësi).
  • Menaxhon dhe monitoron kushtet e brendshme të aktiveve të riposeduara në shitje.
  • Menaxhon faqen e internetit e cila është e dedikuar për shitjen e aseteve të riposeduara.
  • Përgatit dhe publikon njoftime për aktivet e reja të riposeduara të cilat janë vënë në shitje për Bankën.
  • Menaxhon procedurat e ankandit të organizuara nga Banka të cilat nuk kanë lidhje me Zyrat Përmbarimore.
  • Menaxhon pronat e transferuara nga juristet në shitjen e aseteve siç përshkruhet në procedurën e shitjes së aseteve.
  • Përgatit dhe raporton në zyrën qendrore të OTP raportin mujor.
Kualifikime të Nevojshme
  • Njohuri shumë të mira të tregut të pasurive të paluajtshme;
  • Njohuri shumë të mira të procedurave përmbarimore dhe praktikave ligjore për shitjen e pronave.
  • Licencë vlerësues nga Ministria e Zhvillimit Urban për vlerësimin profesional të Pasurive të Paluajtshme që lidhen me Hipotekën, Procesin e Kontesteve, Sigurimet.. etj.
  • Proaktive, aftësi shumë të mira komunikuese, rigoroz, frymë iniciative;
  • Ndjenja e organizimit dhe planifikimit;
  • Gjuha angleze e folur dhe e shkruar;
  • Microsoft Excel, Word;
  • Leje drejtimi automjeti.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 17 Janar 2023.
 


Apply
Back
Top