Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Lartë për Planifikimin e Kërkesës (Senior Demand Planner)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Instituti | Kamez | Paskuqan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
KERKOJME – Specialist i Lartë për Planifikimin e Kërkesës (Senior Demand Planner)
Përmbledhje e pozicionit:
Specialisti i Lartë për Planifikimin e Kërkesës është përgjegjës për analizimin e të dhënave historike të blerjeve, tendencave të tregut dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në kërkesën për të zhvilluar parashikime të sakta dhe për të siguruar një planifikim efikas të zinxhirit të furnizimit. Ky rol kërkon bashkëpunim të ngushtë me departamentet e blerjes, planifikimit,prodhimit dhe financës për të mbështetur vendimmarrjen strategjike dhe për të përmirësuar performancën operacionale.
Detyra dhe Përgjegjësi:
Kualifikime dhe Kërkesa:
Apliko tani duke dërguar CV-në në: hr@prodyn.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat do të trajtohen në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale
Përmbledhje e pozicionit:
Specialisti i Lartë për Planifikimin e Kërkesës është përgjegjës për analizimin e të dhënave historike të blerjeve, tendencave të tregut dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në kërkesën për të zhvilluar parashikime të sakta dhe për të siguruar një planifikim efikas të zinxhirit të furnizimit. Ky rol kërkon bashkëpunim të ngushtë me departamentet e blerjes, planifikimit,prodhimit dhe financës për të mbështetur vendimmarrjen strategjike dhe për të përmirësuar performancën operacionale.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Harton parashikime të kërkesës afatshkurtra dhe afatgjata duke përdorur modele statistikore dhe analiza të të dhënave.
- Bashkëpunon me ekipet e blerjes, planifikimit dhe prodhimit për të integruar informacionin tregtar dhe për të përditësuar planet e kërkesës.
- Koordinohet me departamentin e planifikimit për të siguruar mbulimin në kohë me lëndë të parë të linjave të prodhimit.
- Sigurohet që të ketë në kohë informacionin mbi BOM(Bill of material) të të gjithë artikujve të parashikuara në shitje.
- Përgatitja javore e raportit mbi statusin e lëndës së parë për çdo PO (production order)
- Monitoron ndryshimet në treg dhe analizat sezonale për të identifikuar devijimet nga parashikimet dhe për të propozuar masa korrigjuese.
- Zhvillon dhe përmirëson procese të parashikimit dhe planifikimit të kërkesës duke përdorur softuerë të specializuar (NAV, Excel avancuar, etj.).
- Mbështet optimizimin e niveleve të inventarit dhe reduktimin e kostove të mbajtjes së stokut.
- Përgatit raporte periodike për menaxhmentin e lartë mbi performancën e planifikimit dhe përmirësimet e mundshme.
Kualifikime dhe Kërkesa:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri , Logjistikë ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në planifikimin e kërkesës, zinxhirin e furnizimit ose analizë të të dhënave.
- Njohuri të avancuara të programeve analitike, exel i avancuar; përvoja me ERP është avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-funksional.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Apply