• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Po kërkojmë një Specialist Finance me eksperiencë për një organizatë jofitimprurëse që zhvillon projekte në fushën e menaxhimit mjedisor, tranzicionit energjetik, ekonomisë qarkulluese dhe zhvillimit të qëndrueshëm..

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbajtja e saktë e të dhënave financiare në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe kërkesat e donatorëve
  • Regjistrimi i të ardhurave, shpenzimeve dhe akrualeve
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore
  • Përgatitja e raporteve financiare për donatorët, përfshirë projektet e financuara nga BE
  • Mbështetja në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe proceseve të auditimit
  • Garantimi i përputhshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin financiar

Kriteret:

  • Diplomë Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në finance
  • Eksperiencë me projekte të financuara nga donatorë, preferohet eksperiencë me projekte të financuara nga BE
  • Eksperienca në OJF ose organizata ndërkombëtare përbën avantazh
  • Gjuhë amtare shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze

Benefite:

  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional
  • Trajnime dhe mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë profesionale
  • Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi për të punuar në projekte ndërkombëtare dhe të financuara nga BE
  • Mundësi për të kontribuar në projekte me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik
Kliko ketu per te aplikuar 👇
Apliko ketu!
 


Apply WhatsApp
Back
Top