• Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Ofertimi në Tendera

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ITD Shpk, kërkon të punësojë: Specialist/e Ofertimi në Tendera.
Detyrat:

  • Lexon me shumë vëmendje dokumentet e tenderit. Hedh të dhënat kryesore dhe specifikimet teknike të tenderit në Formularin e Përgjithshëm për Tender/Projekt/Kuotim;
  • Siguron dokumentacionin e plotë të tenderave (shkarkim nga site përkatës ose zhvillimin e procedurave për blerjen e dokumentave në rast të tenderave joelektronike);
  • Mbledh dokumentet si CE, Maf, ISO, CO, RoHS, ISO, Prospekte (kur kërkohen);
  • Përgatit dokumentacionin për tender në bashkëpunim me Drejtorin e Shitjeve, duke u angazhuar konkretisht në evidentimin dhe sigurimin e certifikimeve të stafit dhe kompanisë, kontratave të ngjashme si dhe dokumentacione të tjera shtesë në varësi të kërkesave dhe dokumentave të tenderit;
  • Mbledh të dhënat dhe përgatit ofertën financiare për tender;
  • Mbledh të dhënat dhe përgatit formën finale të ofertës teknike për tender.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare – të preferueshme shkencat ekzakte (matematikë, fizikë, kimi etj);
  • Minimalisht 1 vit eksperiencë e ngjashme e mëparshme pune;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Përdorim shumë të mirë të excel.
Çfarë ofrojmë ne:
  • Kontratë me afat 1 vjecar, me të drejtë rinovimi.
  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
  • Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
  • Çertifikime dhe trajnime të ndryshme.
  • Angazhimi ne projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
  • Sigurimi shëndetësor privat.
  • Vendndodhja perfekte e zyrës, në qendër të Tiranës.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.
 


Apply
Back
Top